LAJMI I FUNDIT:

Sistem për nxitjen e eksporteve

Sistem për nxitjen e eksporteve

Për të pasur një ekonomi më pozitive është shumë e nevojshme ndërtimi i një sistemi për nxitjen e eksporteve pasi në Shqipëri ai vazhdon që të jetë ende i kufizuar në disa zona.

Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve të Shqipërisë Alban Zusi, deklaroi se është e nevojshme të investohet në disa aspekte, pasi shpesh vendi ynë eksporton vetëm lëndë të para.

Kriza ekonomike sipas Zusit e preku ndjeshëm sektorin e eksporteve por gjithsesi tashmë situata ka ndryshuar në mënyrë pozitive. Ndërkohë që kriza me Greqinë ka dhënë efektet e saj duke ndikuar në reduktimin e ndjeshëm të eksporteve.

Edhe pse shpesh eksportet janë përcaktuar si një pre e sektorëve që ka pasur ecurinë më pozitive, sipas eksportuesve duhet ende punë për të arritur në standardet e duhura. /Telegrafi/