LAJMI I FUNDIT:

Sindikata, kundër privatizimit të PTK-së

Sindikata, kundër privatizimit të PTK-së

Sindikata e Pavarur e Post Telekomit të Kosovës (PTK) ka kërkuar edhe njëherë nga institucionet e vendit që kjo kompani të mos privatizohet.

Sipas kreut të Sindikatës Milazim Alshiqi, nëse ndodh privatizimi, Kosova dhe qytetarët e saj do të humbin shumë, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe atë social.

Ai ka shtuar se me privatizimin e PTK-së, Kosova do ta humb një gjigant i cili nuk do të ketë shanse te kthehet, duke vlerësuar se me mbajtjen e PTK-së në pronësi, ka mundësi që të ndihmohen institucionet e shtetit.

Alshiqi, po ashtu kanë thënë se në Kosovë mungon ligji i cili do të definonte privatizimin e ndërmarrjeve publike, ngase sipas tij, ligji i cili është në fuqi, është i paqartë dhe ka amulli.


Kjo sindikatë paralajmëroi protestë para Kuvendit të Kosovës për tu bërë thirrje deputetëve të Parlamentit të Kosovës që të mos e aprovojnë Strategjinë e Privatizimit. /rtk/Telegrafi/