LAJMI I FUNDIT:

Sindikalistë nga Kosova e Shqipëria kundër privatizimit të PTK-së

Sindikalistë nga Kosova e Shqipëria kundër privatizimit të PTK-së

Në kundërshtim të procesit të privatizimit të Post Telekomit të Kosovës, mija punëtorë të PTK-së kanë protestuar sot para ndërtesës së Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës. Në mbështetje të sindikalistëve të Postë-Telekomit të Kosovës kanë ardhur edhe sindikalistët e Postë-Telekomit të Shqipërisë, Korporatës së Elektroenergjitikës kosovare, sindikalistët e Bujqësisë si dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Kreu i sindikatës së PTK u bëri thirrje deputetëve që të mos votojnë pro procesit të privatizimit të PTK-së. “Fitimet që sjell kjo kompani duhet të shtyjnë deputetët të mendojnë se PTK nuk duhet shitur. Me shitjen e postës vetëm do të varfërohet ky vend, prandaj thoni jo privatizimit. Vendimi për privatizim do të thotë skamje e madhe për familjet kosovare”, thërriste kryesindikalisti i PTK-së, Milazim Alshiqi, transmeton Koha.

Haxhi Çovani nga Sindikata e Postë Telekomit Shqiptar, u bëri thirrje punëtorëve të PTK-së që të mos tolerojnë shitjen e pasurisë së tyre, ngase do të pësojnë sikurse punëtorët e Telekomit të Shqipërisë.

Protestën e mbajtur pranë Kuvendit të Kosovës e ka mbështetur edhe deputetët Emrush Xhemajli dhe Driton Tali, të cilët u zotuan para protestuesve se vota e tyre në Kuvend do të jetë kundër privatizimit të PTK-së. “Ne sot nuk do të duhej të protestonim pro apo kundër procesit të privatizimit të PTK-së, por të protestonim për atë se sa njerëz janë marrë në pyetje për keqpërdorime, pse nuk po ndëshkohen shkelësit e ligjit, shkelësit e Kushtetutës”, tha deputetit Driton Tali.


Kuvendi i Kosovës vendos më 30 tetor për privatizimin e PTK-së, përderisa sot pritet të mbyllet konkursi për shprehje interesi për procesin e privatizimit të PTK-së. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dent Fix
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Kalo në kategori