LAJMI I FUNDIT:

Silvinho largohet nga Barcelona pas pesë vitesh

Silvinho largohet nga Barcelona pas pesë vitesh

Ekipi i Barcelonës nuk do ta vazhdojë marrëveshjen me mbrojtësin e majtë Silvinho dhe lojtari do të largohet nga Camp Nou që nga 30 qershori.

“Barcelona e ka informuar Silvinhon se marrëveshja e cila skadon më 30 qershor nuk do të vazhdohet. Ekipi i Barcelonës dëshiron ta falënderojë Silvinhon për besueshmërinë në pesë vitet e kaluara në të cilat fitoi dy trofe të Ligës së Kampionëve, tre tituj të Spanjës, një Kupë të Mbretit dhe dy Superkupa të Spanjës.

Ish-lojtari 35-vjeçar i Arsenalit dhe Celta Vigos, ndeshjen e fundit për blaugranët e pati në finalen e Ligës së Kampionëve në Romë, ku ndihmoi ekipin të triumfojë ndaj Manchester United.