LAJMI I FUNDIT:

Siemens shkurton vendet e punës

Siemens shkurton vendet e punës

Gjiganti industrial gjerman “Siemens” ka njoftuar se do të përjashtojë 2.000 persona nga puna, në sektorin e teknologjisë informatike si pjesë e programit për zvogëlimin e shpenzimeve i cili u prezantua në mars nga drejtuesit e kompanisë.

Kompania dhe përfaqësuesit e punëtorëve arritën marrëveshje për implementimin e këtij vendimi në mënyrë të përgjegjshme sociale.

Punëtorëve do t’u ofrohet shfuqizim vullnetar të marrëveshjeve në bazë të pensionimit të parakohshëm ose skadimit të marrëveshjes ekzistuese. Kompania punëtorëve u ofroi trajnime shtesë për vend tjetër të punës.

Në fund të vitit 2009 kompania tha se në mbarë botën në IT sektorin kanë rreth 35.000 të punësuar, prej të cilëve 10.000 në Gjermani.


“Siemens” vendosi që si pjesë e programit për rikonstruim të përjashtojë 4.200 punëtorë në mbarë botën. /agjencitë/ telegrafi/