LAJMI I FUNDIT:

Siç foli Enveri, foli edhe populli: Pushtetarët duan të lënë gjurmët jo veç në histori po edhe në gjuhën shqipe!

Siç foli Enveri, foli edhe populli: Pushtetarët duan të lënë gjurmët jo veç në histori po edhe në gjuhën shqipe!

Nuk e kam fjalën për shqipen, pra për shpendin krenar që figuron në flamurin tonë kombëtar. E kam për gjuhën shqipe, e cila po e sheh veten të dhunuar jo vetëm në shumicën e mediave tona të shkruara e elektronike, por edhe – sigurisht, si mund të ndodhte ndryshe – në gojën e politikanëve tanë. Po, patjetër, po e përsëris, po e nënvizoj e theksoj, si mund të ishte ndryshe! Ç’është e vërteta, që në vitin 1945 kur e konsolidoi ardhjen e saj në pushtet e deri sa u rrëzua pas gati 50 vjetësh, diktatura hoxhiste u përpoq që shqipen, jo vetëm si simbol të kombit në flamur, ta detyronte ta ulte kokën nën peshën e yllit të përgjakshëm bolshevik, por edhe si gjuhë administrative, ta ngrinte duke e futur në kallëpin e ëndërruar e të projektuar nga nomenklatura komuniste.

Vetë diktatori Hoxha, i cili – dhe kjo duhet pranuar – kishte njëfarë talenti letrar, nisi të impononte, fal zellit apo servilizmit të aksh gazetari apo redaktori të shtypit partiak të asaj kohe, shqiptimin sipas mënyrës së vet të kësaj apo asaj fjale ose përdorimin e këtij apo atij togfjalëshi frazeologjik krahinor (si për shembull, “shko e puthu me Millonain”). Kështu, mbaj mend, ndër të tjera, që nisi të thuhej e të shkruhej “magnetofon” në vend të “manjetofon”, “bëj kujdes” në vend të “kam kujdes” etj., pikërisht siç i shkruante diktatori në fjalë.


Njëkohësisht, propagandistë të niveleve të ndryshme nisën të përdornin edhe fjalë apo shprehje të huaja (kryesisht nga gjuha frënge), siç qe rasti i shprehjes “en bloc” (shqipto an blok), pa e ditur se në frëngjishte fjalët në përgjithësi shqiptohen ndryshe nga ç’shkruhen, prandaj e shqiptonin “en bloc”, pra siç shkruhej në frëngjishte dhe siç e kishte shkruar diktatori Hoxha në ndonjë vepër të tij. jo vetëm në shumicën e mediave tona të shkruara e elektronike, por edhe – sigurisht, si mund të ndodhte ndryshe – në gojën e politikanëve tanë.

U përpoq shumë që ta konsolidonte shqipen e shkruar në institucionin e tij si gjuhë administrative të mirëfilltë; në këtë drejtim, i njohur është fakti se ua kthente disa herë rresht shkresat vartësve të tij që t’i përpilonin në shqipe korrekte, si edhe daktilografistëve apo kompjuteristëve që t’i rishtypnin pa asnjë gabim, qoftë edhe thjesht drejtshkrimor. Asokohe, e vlerësova shumë këtë përpjekje të tij në mbrojtje të gjuhës shqipe.

Mirëpo, vlerësimi im u zhvleftësua disa muaj pasi ai zuri postin e kryeministrit. Në gojën e në penën e tij, fjalët e huaja nisën të zëvendësonin fjalët shqipe; kështu, ai nisi të përdorte fjalën e huaj “memorie” në vend të fjalës shqipe “kujtesë”, si edhe fjalën e huaj “adresoj” jo në kuptimin shqip “drejtoj”, por në atë anglisht, pra “zgjidh”, dhe kjo në fjali të tipit “ky është një problem për t’u adresuar”. Nga ana tjetër, ai mori guximin të krijonte fjalë hibride të tilla, si “dakortësohem”, në kuptimin “merrem vesh”, që ka për rrënjë fjalën frënge d’açord (shqipto dakor), e cila përdoret ende në shqipe në shprehjet “jam dakord” e “bie dakord”, pra me “d” në fund dhe jo me “t” si te fjala “dakortësohem”.

O Zot, ç’gabim trashanik në shqiptim, që të kujton gabimin e vartësve të diktatorit Hoxha me shprehjen, gjithashtu frënge, en bloc! Në përfundim të kësaj përsiatjeje të shkurtër, nuk mund të mos e pyes jo vetëm veten e lexuesin tim të paanshëm, por edhe vetë Kryeministrin Rama: Përse kjo dëshirë, thuajse e papërmbajtur, për të lënë gjurmë me çdo kusht jo vetëm në historinë e politikës shqiptare, por edhe në gjuhën shqipe duke përdorur, por pa qenë fare e nevojshme, fjalë e shprehje të huaja? Mos vallë kemi të bëjmë me njëfarë nostalgjie të vagëlluar (gjithsesi të pavetëdijshme, besoj) për mënyrën se si funksiononte mendja e diktatorit Hoxha për t’iu imponuar edhe në të shprehur popullit të tij?

Nga ana tjetër, çfarë përfitimi i sjell Shqipërisë sonë çmendurisht demokratike, ndonëse në pikë të hallit përballë varfërisë, korrupsionit e trafikut të drogës, hapja nga ana e kreut të qeverisë e ekspozitave vetjake me piktura, sado gjeniale qofshin ato, nëpër Evropë? A nuk do të ishte më e hijshme për një Kryeministër t’i linte këto veprimtari artistike për më vonë, pra pasi të kishte hequr dorë – me nder mundësisht – nga politika me prapaskenat e allishverishet e saj të pashmangshme? /Panorama/

Në trend

Më shumë
E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

Boks
U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

Boks
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Premier League
Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin

Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin

Auto
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori