LAJMI I FUNDIT:

Më shumë se 27 milionë njerëz në karantinë në kryeqytetin e Filipineve

Më shumë se 27 milionë njerëz në karantinë në kryeqytetin e Filipineve

Më shumë se 27 milionë njerëz në Manila dhe rrethinat e saj janë përsëri në karantinë pas futjes së masave të reja kufizuese për shkak të coronavirusit që po përhapet në Filipine.

Masat hynë në fuqi mbrëmë pasi numri i të infektuarve në vend tejkaloi 100 mijë dhe shoqatat mjekësore i bënë thirrje presidentit, Rodrigo Duterte të ndërmarrë veprime me atë rast, raporton theguardian.


“Punëtorët tanë të shëndetit nuk duhet të mbajnë barrën e vendosjes se kush do të jetojë dhe kush do të vdesë”, thanë mjekët në një letër të hapur gjatë fundjavës, duke paralajmëruar se sistemi shëndetësor po ngarkohet së tepërmi, transmeton Telegrafi.

Dy spitale të mëdha shtetërore në Manila janë mbyllur përkohësisht për shkak të infeksionit midis punonjësve shëndetësorë, ndërsa disa spitale private janë duke refuzuar pacientët për shkak të mungesës së hapësirës.

Ditët e fundit, epidemia e COVID-19 në shtetin filipinez është përhapur me shpejtësi dhe tashmë janë regjistruar 106.330 raste. Mbi dymijë njerëz kanë ndërruar jetë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori