LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet votimi i dekreteve të presidentit

Shtyhet votimi i dekreteve të presidentit

Shumica parlamentare pezulloi të enjten votimin e dekreteve të presidentit Bamir Topi për zgjedhjen e anëtarëve të propozuar për në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Kushtetuese.

Shumica parlamentare votoi për pezullimin pa praninë e opozitës, por duke pasur megjithatë 73 votat e nevojshme.

Opozita braktisi parlamentin në shenjë proteste ndaj mos-votimit të dekreteve të presidentit duke theksuar se ndërprerja e këtij procesi është në kundërshtim me Kushtetutën.

Kryeministri i vendit Sali Berisha ritheksoi se votimi për dekretet e presidentit do të bëhet pasi Gjykata Kushtetuese të japë vendimin e saj lidhur me këtë çështje. /Telegrafi/