LAJMI I FUNDIT:

Shtresa e naftës arrin në bregdetin e Shteteve të Bashkuara

Shtresa e naftës arrin në bregdetin e Shteteve të Bashkuara

Shtresa e naftës në Gjirin e Meksikës ka arritur siç pritej në bregdetin e shtetit të SHBA-së Louisiana. Nafta e derdhur ka nisur të hyjë në deltën e Mesisipit. Valët e larta bënë që të dështonin përpjekjet për të penguar përhapjen e naftës me barriera lundruese.

Të kërcënuar ndër të tjera janë sistemi ekologjik dhe ekonomia e peshkimit. Qeveria amerikane foli për një "katastrofë kombëtare", ndërkohë që në Lousiana është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Presidenti Barack Obama urdhëroi që të angazhohet edhe ushtria dhe marina detare për ndalimin e shpërndarjes së shtresës së naftës.

Koncerni britanik, BP operatori i platformës së naftës që pësoi havari, kërkoi zyrtarisht ndihmë nga Pentagoni.


Shtëpia e Bardhë njoftoi se BP do të marrë përsipër shpenzimet për pastrimin e ambjentit.

Ushtria amerikane është bashkuar me rojën bregdetare në përpjekje për të ndalur përhapjen e njollës së naftës në Gjirin e Meksikës.

Në oqean mund të jetë derdhur pesë herë më shumë naftë nga sa është llogaritur, pas shpërthimit të platformës javën e kaluar.

Njolla e naftës ka një përmasë prej 45 dhe 105 miljesh, pothuajse sa sipërfaqja e Xhamajkës, dhe po u drejtohet brigjeve amerikane.

Ndërkohë, një rrjedhje tjetër nafte është zbuluar dhe ekspertët paralajmërojnë se katastrofa mund të jetë më e madhja e regjistruar ndonjëherë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Edil Project
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Yllka Ramadani
KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

Ekonomi
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Kalo në kategori