LAJMI I FUNDIT:

Shtrenjtohen zarzavatet dhe buka

Shtrenjtohen zarzavatet dhe buka

Stina e vjeshtës rezervon rritje të çmimeve për artikujt ushqimorë bujqësorë, kryesisht te zarzavatet. Sipas të dhënave të INSTAT-it për muajin tetor, kemi një zbutje të çmimeve në tërësi, duke ndikuar në uljen e inflacionit, nga 3.4 për qind, në 3 për qind, krahasuar me një vit më parë.

Duke u ndalur te grupi i “ushqimeve dhe pijeve jo alkoolike”, vërehet një rritje e lehtë e tyre me 0.4 për qind, ku brenda kësaj kategorie rritja më e madhe prej 2 për qind vërehet në nëngrupin “Zarzavate përfshirë patatet”.

Këtu mund të përmendim rritjen e çmimit të specave me 20.2 për qind, patëllxhanëve me 12.2 për qind, domateve me 10.9 për qind, kastravecëve me 8.5 për qind etj., si edhe uljen e çmimeve të lulelakrës me 23.9 për qind, lakrës me 14.1 për qind, spinaqit me 17.8 për qind etj.

Ndryshe rezulton ecuria e çmimeve me frutat, që pësuan ulje me 2.6 për qind krahasuar me një vit më parë, ku mund të përmendim uljen e çmimit të kivit me 21.8 për qind, limonëve me 13.4 për qind, mollëve me 7.7 për qind, portokajve me 4.1 për qind etj.


Gjatë muajit tetor çmimet shënuan rritje edhe në nëngrupe të tjera të grupit të ushqimeve, ku mund të veçojmë rritjet në nëngrupet “bukë e drithëra” me 1.1 për qind “vajra dhe yndyra” me 0.2 për qind, “qumësht, djathë e vezë” me 0.4 për qind etj. Indeksi i grupit “pije alkoolike dhe duhan” shënoi një rritje prej 0.1 për qind, brenda të cilit çmimet e pijeve alkoolike dhe duhanit u rritën me 0.1 për qind.

Kurse indeksi i grupit “Veshje dhe këpucë” shënoi një rritje prej 0.2 për qind. /Tch/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori