LAJMI I FUNDIT:

Shtrejtimi i rrymës, ankesa në Bruksel

Shtrejtimi i rrymës, ankesa në Bruksel

“Fol 08” njoftoi se gjatë javës në vijim do t’i dërgojnë letër njoftuese Komisionit Evropian dhe Këshillit të Evropës, për shqetësimin e tyre se institucionet publike në Kosovë nuk po funksionojnë në bazë të parimeve demokratike, pasi nuk është marrë parasysh peticioni i qytetarëve i definuar me Kushtetutë.

Aksioni qytetar “FOL 08”, reagoi kundër ngritjes së tarifave të energjisë elektrike për 2.5%, ndërsa njoftoi se javën tjetër do t’i shkruajnë letër njoftuese Komisionit Evropian dhe Këshillit të Evropës se institucionet e Kosovës nuk po funksionojnë mbi parimet demokratike, pasi që nuk kanë respektuar peticionin e qytetarëve, të cilët shprehen kundër ngritjes së çmimit të energjisë.

Sipas tyre, vendet si Serbia kanë bllokuar ngritjen e tarifave të energjisë për shkak të krizës globale financiare, ndërsa institucionet e Kosovës kanë marrë vendim për ngritjen e tarifave, pavarësisht faktit se qytetarët janë në krizë sociale ndërsa kanë filluar të preken edhe nga kriza globale financiare.

"Vendimi i ZRRE-së është i pakuptimtë pasi që problemi i KEK-ut është problem politik dhe ata nuk arrijnë t’i inkasojnë faturat e energjisë elektrike". ka deklaruar kjo organizate.


Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), në takimin e mbajtur të mërkurën aprovoi tarifat e reja të energjisë elektrike që do të zbatohen nga 1 prilli 2009, të cilat në përgjithësi do të jenë më të shtrenjta për 2.5%. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Kalo në kategori