LAJMI I FUNDIT:

Shtohet rezervat shqiptare të naftës

Shtohet rezervat shqiptare të naftës

Një kompani kanadeze ka kryer rivlerësim të zonave naftëmbajtëse të Patos-Marinzës dhe Kuçovës dhe ka dalë në përfundimin se sasia e përgjithshme e naftës që mund të nxirret është rreth 20 për qind më e lartë nga sa mendohej më parë. Lajmi u dha nga kompania “Bankers Petroleum”, e cila shfrytëzon me anë të disa kontratave koncesionare këto zona.

Rezervat e naftës që janë të dokumentuara plus ato që kanë probabilitet të lartë të gjenden, janë shtuar me 42 milionë fuçi. Nafta Patos-Marinzës u shit në tregun ndërkombëtar gjatë vitit të kaluar për mesatarisht 37 dollarë për fuçi. Sipas çmimeve të vitit 2009, sasia e naftës së nxjerrshme në Shqipëri është shtuar me rreth 1.6 miliardë dollarë. Por vlerësime të tilla konsiderohen si jo shumë të sigurta, për shkak se një numër i madh faktorësh mund të kenë ndikim të madh te rezultati final.

Gjatë vitit të kaluar, në vendin tonë u prodhuan nga kompania koncesionmarrëse 2.2 milionë fuçi, me vlerë të përgjithshme prej 86 milionë dollarësh. Zhvillimi në teknologjinë e shfrytëzimit të naftës mund të sjellë rritje të sasisë së naftës shqiptare të nxjerrshme.

Nafta shqiptare shitet në disa rafineri italiane përkundrejt çmimeve që variojnë në 50-60 për qind të çmimit referencë të bursës së Londrës, për shkak se ka nivel të lartë sulfuri. Nafta e Patos-Marinzës ka edhe kosto të lartë nxjerrjeje. Nxjerrja e naftës në Shqipëri vlerësohet se është me leverdi veçanërisht nëse çmimi në treg ndërkombëtar është më shumë se 70 dollarë për fuçi.


Rivlerësimi

Vlerësimet për sasinë e naftës që mund të rikuperohet nga një burim kryhen nga kompani të pavarura nga koncesionmarrësi për shkak se “Bankers Petroleum” është i listuar në bursë. Për vitin 2009, vlerësimi u krye nga kompania “RPS Energy Canada Ltd”. Kompania thotë se rivlerësimi i rezervave dhe planet për prodhimin janë të dhëna të hamendësuara në bazë të informacionit ekzistues, por nxjerrja e naftës është një “biznes spekulativ” dhe mbart rreziqe të shumta.

Zona naftëmbajtëse e Patos-Marinzës vlerësohet se do të shterojë rreth vitit 2025 me ritmin aktual të shfrytëzimit. Por përmirësimi i teknologjisë së nxjerrjes mund ta zgjasë jetëgjatësinë e burimit. Vendburimet e naftës në Shqipëri klasifikohen si burime ranore, ku nafta është e rëndë ose shumë e rëndë, gjë që e bën edhe shumë të vështirë nxjerrjen e saj. Puset e hapura në Shqipëri konsiderohen “të cekëta”.

Thellësia e tyre e zakonshme është 500-700 metra me vetëm një burim që shkon deri në 3700 metra thellësi. Në vitet ’90 nëpër botë qe hapur besimi se “Shqipëria lundron mbi naftë” dhe se burimet e zbuluara janë vetëm emigrime të një burimi më të madh që besohej se gjendej në thellësi mbi 5 mijë metra. Gjigantët ndërkombëtarë të naftës investuan rreth 600 milionë dollarë në projekte të kërkimit të naftës në Shqipëri dhe u hapën puse më të thella se 5 mijë metra. “Në disa raste u gjet naftë, por ajo qe shumë e rëndë dhe qe e vështirë të nxirrej jashtë”, deklaroi kompania austriake OMV, e cila u tërhoq përfundimisht nga kërkimet në Shqipëri tre vjet më parë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Ekonomi
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Kalo në kategori