LAJMI I FUNDIT:

Shtohet për 30 për qind numri i kërkesave për internet

Shtohet për 30 për qind numri i kërkesave për internet

Gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit, Telekomi i Kosovës ka arritur të rrisë numrin e konsumatorëve të internetit me një rritje prej 28.52 për qind. Si rrjedhojë e kësaj, Telekomi i Kosovës ka arritur të plotësojë kërkesat e rritura të konsumatorëve për trafik të përgjithshëm të internetit nga 0.7 GB/s në fund të vitit të kaluar, në 1.6 GB/s në fund të korrik të vitit 2010. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar në vitin 2010 kemi 29.6 për qind më konsumatorë të rinj.

Kjo rritje në Telekom është si rrjedhojë e përkushtimit të menaxhmentit dhe punëtorëve të PTK-së.

Gjithashtu, falë zgjidhjes më të shpejtë të rasteve nga njësitë e Telekomit të Kosovës, kryesisht të pengesave teknike, raporti i thirrjeve të konsumatorëve në Qendrën e Thirrjeve, ka rënë dukshem në këtë periudhë kohorë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u minimizuar në shifrën 10 për qind.

Lidhur me pengesat teknike dhe kohëzgjatjen e sanimit te tyre, trendi ka qene tejet pozitiv në vitin 2010 e posaçërisht në muajt maj, qershor dhe korrik krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Për dallim nga vitet e kaluara kur ka pasur ngecje në sanim e pengesave të ndryshme deri në 100 ditë, në këtë vit numri më i madh i tyre është sanuar brenda periudhës 1-7 dite, përkatësisht 80 për qind e tyre, derisa në muajit qershor-korrik të këtij viti përqindja më e madhe e pengesave teknike është sanuar brenda 24 orëve. Kjo për faktin e mobilizimit dhe rritjes së efikasitetit të ekipeve teknike të Telekomit në zgjidhjen e shpejtë të pengesave teknike të konsumatorëve.


Ndërkohë, sa i përket kërkesave të konsumatorëve të Telekomit, përqindjen më të madhe, mesatarisht mbi 90 për qind, e përbëjnë kërkesat për informata rreth shërbimeve dhe produkteve si të telefonise fikse, ashtu edhe të atyre të Internetit.

Në këtë aspekt, mund të veçohet lancimin i projektit të Telekomit të Kosovës për prezencën e shërbimeve të internetit pa tela, përmes teknologjisë WiFi të quajtur TiKon WiFi pik@. Deri me tani është arritur të ofrohen shërbime të tilla në 90 pikat më të frekuentuara të territorit të Republikës së Kosovës, ndërkohë që shtrirjet e reja janë në implementim e sipër.

Telekomi i Kosovës ka bërë përgatitjet e nevojshme dhe së shpejti do lansojë Foltoret Publike Multimediale, përmes të cilave konsumatorët do të mund të realizojnë thirrje telefonike apo qasje në internet duke mundësuar realizimin e të gjithë atyre që mund të realizohen me telefon mobil, telefon fiks apo kompjuter. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Kalo në kategori