LAJMI I FUNDIT:

Shtohet lista e zyrtarëve që do të detyrohen të deklarojnë pasurinë

Shtohet lista e zyrtarëve që do të detyrohen të deklarojnë pasurinë

Shtohet lista e zyrtarëve të lartë publikë që do të detyrohen të deklarojnë pasurinë e tyre sipas afateve që caktohen me ligjin e ri. Projektligji për deklarimin, prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë së Zyrtarëve të lartë publikë është në procedurën e amendamentimit dhe i obligon zyrtarët e lartë të deklarojnë pasurinë e tyre.

Grupi punues për këtë projektligj mblidhet sot për të shqyrtuar vërejtjet dhe sugjerimet e marra nga të gjitha grupet e interesit dhe pastaj do ta procedojë projektligjin në Kuvend për miratim. /rtklive/