LAJMI I FUNDIT:

Shtohen kërkesat për pakot e reja TiKtel dhe TiKon

Shtohen kërkesat për pakot e reja TiKtel dhe TiKon

Pas lansimit të pakove të reja të zërit TiKtel dhe të internetit TiKon, është vërejtur një interesim i madh i konsumatorëve për këto dy shërbime të reja që janë lansuar nga Telekomi i Kosovës. Vetëm në javën e parë të lansimit të këtyre dy produkteve të reja, është shtuar kërkesa për 50 për qind.

Oferta më e re e Telekomit, sipas zyrtarëve të PTK-së, është e volitshme për shkak të mundësisë që ka çdo konsumatori për të krijuar pakon e re personale sipas nevojave të tij.

Shërbimet e ofruara nga Telekomi i Kosovës, TiKon (interneti) janë pakot me shpejtësi prej 512 Kbps deri 8 Mbps, derisa pakot për biseda TiKtel do të ofrojnë mundësi për secilën familje dhe biznes.

Të gjithë konsumatorët e Telekomit, të cilët janë të interesuar për pakot e reja mund vizitojnë pikat shitëse, të thërrasin në numrin 90 77, mirëpo ekziston edhe mundësia që përmes uebfaqes zyrtare të Telekomit.


Gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2010, Telekomi i Kosovës ka arritur të rrisë numrin e konsumatorëve të shërbimeve për transmetim të të dhënave, përkatësisht internetit me një rritje prej 28.52 për qind. Si rrjedhojë e kësaj, Telekomi i Kosovës ka arritur të plotësojë kërkesat e rritura të konsumatorëve për trafik të përgjithshëm të internetit nga 0.7 GB/s në fund të vitit të kaluar, në 1.6 GB/s në fund të korrik të vitit 2010.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar në vitin 2010 kemi 29.6 për qind më shumë instalime të reja, respektivisht konsumatorë të rinj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dent Fix
Kalo në kategori