Në botë ekzistojnë mbi 200 shtete. Edhe pse pothuajse të gjithë i dinë vendet më të fuqishme të botës, siç janë SHBA-të, Rusia, Kina, Brazili, por edhe zonat ku zhvillohen luftime të ashpra si Siria dhe Iraku, ekzistojnë edhe vende të vogla si Vatikani, Monako, Butani, shkruan Business Insider.
Megjithatë ekzistojnë disa shtete për të cilat ndoshta nuk keni dëgjuar kurrë më parë, ndërsa ato janë aq të vogla sa që popullsia e tyre është e sa një fshati, transmeton Telegrafi.
Palau – një shtet-ishull që shtrihet në 459 kilometra katrorë. Ky vend ka 21.347 banorë. Kjo republikë ka më shumë se 300 ishuj, dhe është një nga vendet më interesantë në botë – malet janë të mbushura më kafshë dhe bimë unike, kurse në ujëra ‘banojnë’ 130 lloje të peshkaqenëve që janë specie në zhdukje. Aty gjendet edhe një liqen me më shumë se dy milionë meduza.
Niue – gjithashtu është një shtet-ishull i Oqeanisë, që shtrihet në 216.46 kilometra katrorë, me një popullsi prej 1.190. Pavarësisht bukurive natyrore, në Niue është shumë i zhvilluar turizmi. Por, mbijetesa e këtij vendi varet ekskluzivisht nga Zelanda e Re. Kryeqyteti i këtij vendi në fakt është një fshat me 600 banorë. Megjithatë, posedon aeroport dhe supermarket.
Shën Kits dhe Nevis – është një shtet i vogël me 52.329 banorë që shtrihet në 261 kilometra katrorë në dy ishujt në Karaibe. Ky vend është pavarësuar nga Britania e Madhe në vitin 1983, si një monarki parlamentare. Kristofor Kolombo gjatë udhëtimit të tij të dytë në vitin 1493 kishte qëndruar në njërin nga këta dy ishuj, të cilin e ka quajtur Shën Kristoferi. Burimi kryesor i të ardhurave është një program ekonomik që i lejon qytetarët e këtij vendi me 250 mijë dollarë, të investojnë në prodhimin e sheqerit nëse dëshirojnë të fitojnë shtetësinë. Këtu mundësohet edhe blerja e pronave me vlerë prej 40 mijë dollarë në njërin nga këta dy ishuj.
Principata e lumit Hat – është i banuar nga vetëm 30 banorë që jetojnë në 75 metra katrorë në provincën Australiane, që mban po të njëjtin emër. Edhe pse ky “mikro-shtet” nuk është njohur nga asnjë vend i huaj, ka monedhën e vet, pullën postare dhe pasaportën.
Tuvalu – Një arkipelag i përbërë nga nëntë ishuj në Paqësor, në pjesën veriore të Fixhit, dhe ka 10.959 banorë të cilët jetojnë në një hapësirë prej 26 kilometra katrorë. Lartësia më e madhe mbidetare në këtë vend është pesë metra, dhe kështu për shkak të rritjes së nivelit të detit kërcënohet nga zhdukja gjatë gjysmë shekullit të ardhshëm. Të ardhurat më të mëdha të këtij vendi janë dhënia me qira e domeneve të internetit.
Nauru – ky shtet ishullor në Oqeanin Paqësor shtrihet në 21 kilometra katrorë, dhe ka hiq më shumë se 9.591 banorë. Është republika më e vogël në botë dhe e vetmja që nuk ka kryeqytet si dhe transport publik. Është i njohur për nivelin e lartë të ndotjes.
Principata e Seborgas – “ky mikro-komb” në territorin italian shtrihet në 4.91 kilometra katrorë me vetëm 312 banorë. Ky vend është nën administrimin e Marcelo I, një fshati afër kufirit me Francën. Ushtria e këtij shteti të panjohur përbëhet nga tre persona – Ministri i Mbrojtjes dhe dy ushtarëve kufitarë.
Republika e Molosit – e vetëshpallur republikë në Nevadë në një hapësirë prej 0.055 kilometra katrorë, me vetëm shtatë banorë. Ky vend është themeluar nga Kevin Bog, kurse përveç tij në Molosi jetojnë edhe familja e tij përfshirë edhe kafshët shtëpiake – tre qentë, macja dhe lepuri. Molosi ka himnin e vetë, emblemën dhe flamurin. Në këtë vend është në fuqi dënimi me vdekje për kryerje të krimeve të rënda.
Kalorësi maltez – është edhe një shtet tjetër në territorin e Romës, me përjashtim të Vatikanit. Ai shtrihet në 0.012 kilometra katrorë dhe në të jetojnë vetëm 113.500 njerëz. Në total i ka tri ndërtesa, monedhën e vetë, pullën postare, ueb-faqen, targat e veturave dhe pasaportën.
Principata e Silendit – është një shtet i panjohur, territori i të cilit shtrihet në 0.004 kilometra katrorë, përkatësisht 10 kilometra larg ishullit britanik. Në Silend jetojnë 27 persona. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre