Ambasada Amerikane në Pekin kishte lëshuar paralajmërimet për rrezikun nga laboratorët kinezë, që u zbuluan nga The Washington Post. Ishte viti 2018, dy vjet para shpërthimit të pandemisë aktuale, e cila tashmë ka sëmurë më shumë se dy milionë njerëz në të gjithë botën.
Departamenti Amerikan i Shtetit kishte paralajmëruar më shumë se dy vjet më parë në lidhje me rreziqet që mund të paraqesin eksperimentet e lakuriqit nëse laboratori në Wuhan, Kinë – epiqendra e shpërthimit aktual – ku janë kryer testimet, nuk mban standarde të përshtatshme sigurie. Këto u zbuluan nga kolumnisti Josh Rogin nga The Washington Post.
“Dy vjet para se pandemia e coronavirusit të udhëtonte në botë, zyrtarët e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara vizituan vazhdimisht një qendër kineze kërkimore në qytetin Wuhan dhe dërguan dy paralajmërime zyrtare në Uashington për sigurinë e pamjaftueshme në laborator, i cili po kryente studime të rrezikshme mbi coronavirusin e lakuriqit. Këto kanë nxitur diskutime brenda qeverisë së SHBA-së nëse ky apo ndonjë laborator tjetër i Wuhan ishte burimi i virusit, edhe pse provat përfundimtare ende nuk janë shfaqur”, tha Rogin në artikullin e tij, përcjell Telegrafi.
Kolumnisti që mbulon lajmet ndërkombëtare dhe politikën e brendshme të Shteteve të Bashkuara tha: “Në janar 2018, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Pekin ndërmori hapin e pazakontë të dërgimit të vazhdueshëm të diplomatëve shkencorë amerikanë në Institutin e Virologjisë në Wuhan (WIV), i cili në vitin 2015 u bë laboratori i parë i Kinës për të arritur nivelin më të lartë të sigurisë ndërkombëtare në kërkimin biologjik (i njohur si BSL-4). Delegacioni i Shteteve të Bashkuara u drejtua nga Jamison Fouss, konsulli i përgjithshëm në Wuhan, dhe Rick Switchzer, këshilltari i ambientit. Javën e kaluar, WIV e fshiu atë deklaratë nga faqja e saj e internetit, megjithëse është akoma në internet”, tha gazetari.
Studiuesit gjithashtu treguan se disa coronaviruse në formë SARS mund të bashkëveprojnë me ACE2, receptori njerëzor i identifikuar për coronavirusin SARS. Ky konstatim sugjeron që coronaviruset e lakuriqit të ngjashme me SARS mund të transmetohen te njerëzit për të shkaktuar sëmundje të ngjashme me SARS, shkruan Washington Post.
Rogin shpjegoi se hetimi kishte për qëllim parandalimin e një epidemie tjetër të ngjashme me atë të SARS që ndodhi në vitin 2003. Sidoqoftë, standardet e sigurisë që ata ndoqën nuk ishin më të mirat, diçka që ishte paralajmëruar edhe në vitin 2015.
Qeveria kineze ende refuzon të përgjigjet në pyetjet themelore në lidhje me origjinën e coronavirusit të ri ndërsa shtypë çdo përpjekje për të ekzaminuar nëse ndonjë nga laboratorët ishte i përfshirë, raportoi Washington Post.
Brenda administratës Trump, shumë zyrtarë të sigurimit kombëtar kanë kohë që dyshojnë se Laboratori WIV ose Qendra Wuhan për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ishte burimi i shpërthimit të coronavirusit të ri.
Sipas The New York Times, komuniteti i inteligjencës nuk ka dhënë prova që ta konfirmojnë këtë. Por një zyrtar i lartë i administratës tha që ka prova të mëtejshme për të mbështetur mundësinë që pandemia është rezultat i një aksidenti laboratorik në Wuhan”.
Rogin hedh dyshime në origjinën e diskutueshme të virusit. Versione të regjimit të Pekinit flisnin për shitjen e lakuriqëve në tregun e Wuhan, diçka që nuk ndodhi. Kafshë të tilla nuk u shitën atje. Por për keq, pacienti i parë që u paraqit si bartës i Sars-CoV-2 nuk ishte kurrë atje.
“Ndërkohë, qeveria kineze ka vënë një bllok total në informacionet që lidhen me origjinën e virusit. Pekini ende nuk u ka dhënë ekspertëve amerikanë mostra të coronavirusit të ri të mbledhur nga rastet e para. Laboratori Shanghai që lëshoi gjenomin e ri të coronavirusit më 11 janar u mbyll shpejt nga autoritetet. Disa nga mjekët dhe gazetarët që raportuan për përhapjen që në fillim janë zhdukur”, thuhet në New York Times.
Më në fund, gazetari hetues përfundoi: “Të dish historinë e origjinës nuk ka të bëjë vetëm me fajësimin. Kjo është thelbësore të kuptohet se si filloi pandemia e re e coronavirusit sepse kjo informon se si të parandaloni. Qeveria kineze duhet të jetë transparente dhe t’u përgjigjet pyetjeve në lidhje me laboratorët e Wuhan sepse ato janë jetike për të kuptuarit në aspektin shkencor më mirë virusin”, shkroi Rogin në kolumnën e tij, duke cituar Xiao. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit
Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Putin kërkon takim me Trumpin
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova