Shtëpia e Bardhë tha të martën se Irani mund ta furnizojë Rusinë me raketa balistike për përdorim në Ukrainë.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se Shtetet e Bashkuara do ta ndjekin nga afër situatën mes Iranit dhe Rusisë dhe se do të ndërmarrin veprimet e duhura sipas nevojës.
Ai deklaroi se Irani e kishte furnizuar Rusinë me dronë, bomba ajrore të komanduara dhe municione artilerie që Moska i ka përdorur për të sulmuar Ukrainën.
“Irani mund të jetë duke u përgatitur që të shkojë një hap më tej në mbështetjen për Rusinë. Jemi të shqetësuar se Irani tani po shqyrton furnizimin e Rusisë me raketa balistike për përdorim në Ukrainë”, tha Kirby.
Në shkëmbim të kësaj mbështetjeje, tha ai, Rusia i kishte ofruar Teheranit “bashkëpunim të paprecedentë në fushën e mbrojtjes” përfshirë raketat, elektronikën dhe mbrojtjen ajrore. Irani po kërkon të blejë miliarda dollarë pajisje ushtarake nga Rusia, përfshirë helikopterë sulmues, radarë dhe aeroplanë stërvitës luftarak.
Ai tha se grupi mercenar Wagner, nën drejtimin e Moskës, po përgatitej të siguronte aftësi të mbrojtjes ajrore për Hezbollahun ose Iranin.
Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura të përdornin autoritetet e saj të sanksioneve kundër terrorizmit, kundër individëve ose subjekteve ruse që mund t’i bëjnë këto “transferime destabilizuese”, tha ai.
Shtëpia e Bardhë tha në muajin maj se po vërente më shumë tregues se Rusia dhe Irani po zgjeronin një partneritet të paprecedentë në fushën e mbrojtjes që do ta ndihmonte Moskën që të zgjaste luftën e saj në Ukrainë, si dhe do të përbënte kërcënim për fqinjët e Iranit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rubio thotë se El Salvadori është “pajtuar të pranojë të dëbuar nga SHBA të çdo kombësie”, përfshirë kriminelët amerikanë
Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm
Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli
Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze