LAJMI I FUNDIT:

Shtatë prona të AKP-së mbahen të uzurpuara në veri të Mitrovicës

Shtatë prona të AKP-së mbahen të uzurpuara në veri të Mitrovicës

Aksioni i AKP-së për lirimin e pronave që janë në menaxhim të saj, e që mbahen të uzurpuara, i cili është zbatuar gjatë vitit të kaluar në të gjithë Kosovën, nuk është zbatuar fare në veri të Mitrovicës për faktin se në vitin 2015 AKP-ja ishte përpjekur që t’i lirojë ato, por kishte hasur në rezistencë të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiqit, i cili aksionin e AKP-së e kishte quajtur “aksion kaubojsh”

Shtatë asete të ish-Ndërmarrjes Tregtare Shoqërore “Lux” të Mitrovicës, edhe më tutje mbesin të uzurpuara nga serbët e pjesës veriore të Mitrovicës. Aksioni i madh i Agjencisë Kosovare të Privatizimit për lirimin e të gjitha pronave të uzurpuara që janë në menaxhim të saj realizohet në të gjitha pjesët e Kosovës, përveç në veri të Kosovës.

Në aksionin në vitin 2016 për lirimin e pronave të AKP-së, që shoqërohej me polici, e në të cilat në disa raste merrte pjesë edhe kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, janë liruar pothuajse të gjitha pronat në jug, por asnjë në veri, pasi që aksioni nuk është zbatuar në atë pjesë.


Në një arsyetim të AKP-së, pas përfundimit të këtij aksioni, thuhej se në veri të Kosovës nuk është zbatuar vendimi i AKP-së dhe se ai është shtyrë për më vonë, për shkak të situatës së tensionuar, si rezultat i mosmarrëveshjeve në mes të serbëve dhe të institucioneve të Kosovës zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Ekonomi
Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Ekonomi
Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Ekonomi
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Ekonomi
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Ekonomi
Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Ekonomi
Kalo në kategori