Historia që kishte filluar në vitin 2007 po pretendohet të marrë fund me seanca dëgjimore në Gjykatën Themelore.
Shqyrtimi i ankesës së Minierës së Goleshit e cila ishte privatizuar nga pronari Hysni Zogaj, do të dalë sot në seancë dëgjimore në dhomën e posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës.
Krejt kjo pas ankesës që kishte bërë pronari Zogaj ndaj Agjencisë Kosovare të Privatizimit e cila sipas tij AKP, ia ka tërheq aksionet e minierave para skadimit të afatit të kryerjes së obligimeve nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.
Hysni Zogaj, pronar i kompanisë “Iming”, kishte blerë nga ish- Agjencia Kosovare e Mirëbesimit(AKM) minierat kosovare të magnezitit në Golesh dhe Strezovc për më shumë se 1.5 milionë euro, ku kishte premtuar edhe mbi 30 milionë euro investime dhe 600 të punësuar.
Por katër vjet më vonë Zogaj i rrezikoi me humbje këto miniera, investimet nuk i shkuan si duhet.
Agjencia Kosovare e Privatizimit(AKP), e cila është pasardhëse e AKM-së, i kishte dhënë afat deri më 15 mars 2012 që t’i përmbush këto zotime, në të kundërtën do t’ia tërhiqte aksionet e minierave dhe të njëjtat do t’i ritenderonte, transmeton KosovaPress.
Para një muaji menaxhmenti i Agjencionit Kosovarë të Privatizimit (AKP), hapi ankand publik për shitjen e Zhavorrit me Granulacion të 2 mijë tonëve, material ky i ndërmarrjes së re MM”Goleshi”.
Pronari i kontestuar nga AKP-ja i kësaj miniere, Hysni Zogaj , veprimin e menaxhmentit të AKP-së e quajti veprim të kundërligjshëm.
Zogaj pati thënë se vendimi i AKP-së për këtë shitje është bërë pa pasur një vendim të gjykatës, pasi rasti i minierës së “Goleshit” është në dhomën e veçantë të Gjykatës Supreme. E sot pritet që këto probleme të dalin në seancë dëgjimore po ashtu në Gjykatën Supreme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia
Lëngjet Relax, produkti shqiptar më i shitur në Itali
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
Merret vendimi për uljen e mëditjeve dhe udhëtimeve zyrtare (Dokument)
Bau mik i Tokës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë
Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi
“I harxhonte lekët me gra të tjera, veprova në gjaknxehtësi”, dëshmia në polici e 30-vjeçarit që vrau babanë në një fshat të Durrësit
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë