LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët çrregullojnë rendin e moçëm njujorkez të “Pesë familjeve”: Kërcënohet familja mafioze Gambino!

Shqiptarët çrregullojnë rendin e moçëm njujorkez të “Pesë familjeve”: Kërcënohet familja mafioze Gambino!

Dënimi në 2014 i Bajram Lajçit, një anëtar i njohur i mafies shqiptare, nxori në dritë lajme të reja për atë që po ndodh në New York. Lajçi u dënua me gjashtë vite burg për trafik droge dhe tentativë vrasjeje në një incident në Kafe Toska, më 2011 në Tremont Ave. Me ndihmën e një personi tjetër, Lajçi plagosi një rival në trafikun e drogës. Viktima në fakt ishte duke ikur, pasi ishte rrahur me grushte në fytyrë dhe pasi i kishin çarë gomat e makinës.

Më 1931, “Pesë familjet” e krimit të organizuar në New York u takuan në Bronks, në Washington Ave 187. Takimi u zhvillua pas vakumit që la vrasja e “Bosit të Bosëve”, Salvatore Marancanos, në luftën brutale të Kastelamarese, luftë që nisi në 1929.


Aty, “Pesë Familjet” krijuan “Komisionin”. Në thelb, “Komisioni” e ndau qytetin në territore të kontrolluara nga Lukezët, Gjenovezët, Gambinot, Bonanot dhe Kolombot, familjet që të gjitha së bashku punojnë edhe në Bronks. Ndarja u bë për t’i dhënë fund luftës brenda llojit, por duke lejuar aktivitetin e qetë të bandave.

Plani i realizoi qëllimet kryesore. “Pesë Familjet” janë ende në funksion sot e kësaj dite në New York, siç rezulton nga dëshmitë në gjyqin e 73-vjeçarit, Nikolas Santoraan, një prej bosëve të moshuar të familjes Bonano.

Por, kohët e fundit, një familje e gjashtë, më e vështirë për t’u dalluar ka hyrë në skenën e krimit të organizuar në Bronks. Organizata Rudaj, ose “Korporata” siç njihet rrugëve, është një familje mafioze shqiptare, që e ka origjinën në mesin e viteve ’80 të shekullit XX.

Në atë kohë, rreth vitit 1980, një grup mafioz sulmoi një bandë rivale në Westchester County Fair. 10 vite më pas, në vitet ‘90, organizatën Rudaj e tregojnë si ekstremisht të dhunshme dhe të përfshirë në trafikun e drogës dhe të armëve. Për shembull, raportet e Policisë përshkruajnë një përplasje mes tyre dhe Gambinove në një karburant në New Jersey. Ata kishin paguar policinë e New Yorkut rregullisht, kishin qëlluar me armë ndaj disa lokaleve, kishin siguruar armë të rënda e madje dyshohen se kanë kërcënuar edhe ish-kryetarin e Bashkisë së New Yorkut, Rudolph Giuliani.

Kreu i dyshuar i organizatës Rudaj, Plaurent “Lenti” Dervishaj, nuk është vetëm ndër njerëzit më të kërkuar në New York, por edhe një ndër të arratisurit nga vendi i tij, në Shqipëri. Qeveria e Shqipërisë konsiderohet e korruptuar dhe mendohet se ka rol në trafikun e drogës. Shqipëria renditet përkrah Afganistanit, si vend nga ku droga kalon për në Evropën Qendrore.

Destabiliteti politik në Shqipëri është pjesë e shkaqeve se përse shqiptaro-amerikanët në New York janë më të shumë se kudo.

Shqiptarët e parë erdhën në Bronks rreth viteve ’60 apo ‘70, duke zëvendësuar aty popullsinë hebreje apo italiane. Ato u vendosën kryesisht në Pelham Parkway, Morris Park dhe Belmont. Madje, “Lydig Avenue” në Morris Park njihet tashmë si “Shqipëria e Vogël”.

Organizata kriminale shqiptare ka bërë emër ne New York si fillestare, por ambicioze. Nga bizneset e shumta që kanë në pronësi, shqiptarët ofrojnë për qytetarët e Bronksit një shije të vendit të tyre të origjinës.

Përmes gatimit të kuzhinës shqiptare ata kanë sjellë produkte, si byrek apo suxhuk. Ardhja e shqiptarëve në Bronks ka forcuar ekonominë lokale. Por, nevoja për shtëpi dhe banesa të reja ka rritur tensionet edhe mes shqiptarëve, nga të dy anët e ligjit.

Organizata Rudaj ka pësuar një goditje të fortë në 2004, kur 20 persona u arrestuan nga policia. E, incidentet e fundit, siç ishte ai në Kafen Toska, të bën të mendosh se mafia shqiptare është ende gjallë dhe e shëndetshme. /Michael Dobuski/The Fordham Ram/Lapsi/