LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria vendi më i lumtur në rajon

Shqipëria vendi më i lumtur në rajon

Shqipëria është vendi më i lumtur në rajon, madje më i lumtur se Amerika. Instituti NEF në indeksin e planetit të lumtur rendit Shqipërinë në vendin e 57-të nga 143 vende që janë vëzhguar. Indeksi në bazë të jetegjatësisë, cilësisë së jetesës si dhe të dhënave mbi ambientin.

Shqipëria renditet e 54 në Indeksin e planetit të lumturisë për vitin 2009 e cila u publikua nga New Economics Foundation (NEF), një institut i pavarur me qendër në Britani. Raporti i HPI (Happy Planet IndeX) mat lumturinë në bazë të jetegjatësisë, cilësisë së jetesës si dhe të dhënave mbi ambientin.

Në total janë vëzhguar 143 vende të cilat janë renditur nga 0 në 100 pikë në bazë të tre indekseve: jetëgjatësisë, nivelit të jetesës si dhe ndikimeve ekologjike.

Vendi më i lumtur në botë është Kosta Rika e cila raporton jetëgjatësinë më të lartë, 78.5 vjet, dhe një dëm të vogël ekologjik, ndërsa vendi më pak i lumtur është Zimbaveja.


Shqipëria është e renditur në vendin e 54 me 47.9 pikë në indeks. Mosha mesatare e jetëgjatësisë është 76.2. Në Shqipëri, bëhet një jetë e varfër përsa i përket kënaqësive të të jetuarit me -5.5 në një renditje nga 1- 10.
Përsa i përket burimeve ekologjike Shqipëria ka shifrën 2.2 % cka tregon se vendi vazhdon të ketë burime ekologjike të pashfrytëzuara.

Duke u mbështetur në këtë raport Shqipëria është vendi më i lumtur në rajon duke u renditur e 54-tërta, më pas vjen Serbia e cila renditet e 58, Kroacia, e 60-ta, Bosnje Hercegovina në vendin e 65-të, Sllovenia e 66-ta, Bullgaria e 82-ta, Turqia e 83-ta dhe Greqia e 97-ta.

Shqiptarët sipas këtij indeksi janë madje më të lumtur se Amerikanet të cilët renditen në vendin e 114 përsa i përket indeksit të planetit të lumtur të publikuar nga New Economics Foundation. (s.g/balkanweb)