Tregu i teknologjisë kompjuterike në Shqipëri po ecën me hapa të mëdha dhe bashkë me të edhe pirateria. Organizata e Industrisë së Programeve Kompjuterike për promovimin e një bote dixhitale të sigurt dhe të ligjshme, "Business Software Alliance" (BSA), pasi ka kryer një studim për tregun shqiptar, del në përfundimin se pjesa dërrmuese e programeve janë pa licencë.
Sipas një investigimi mbi piraterinë në vend të kryer nga IDC për 2008, është konstatuar se 77% e programeve kompjuterike në përdorim në Shqipëri janë të palicencuara.
George Herrnleben, drejtori i BSA për Europën Qendrore dhe Lindore, tha për "Shqip", se "situata është shumë shqetësuese dhe presim një konfirmim nga qeveria për të bashkëpunuar, pasi konsideroheni ndër të fundit në Europë në respektimin e së drejtës. Kemi gati planet tona të verimit, duke nisur me trajnimet që duhen bërë me inspektorët tatimorë, në mënyrë që të njihet ligji mbi të drejtën e autorit".
Sipas tij, në qoftë se pas identifikimit nuk do të merren masa për licencimin nga ana e kompanive, gjoba për këtë mosveprim arrin në 1 milion lekë, por mund të shkojnë edhe në burgim deri në dy vjet. Niveli 77% i piraterisë konvertohet nga Herrnlebent me 8 milionë dollarë, që tregu i programeve kompjuterike të palicencuara i ka shkaktuar dëm zyrave ligjore.
"Në rast se qeveria shqiptare pranon të bashkëpunojë me BSA-në, atëherë them me siguri se informaliteti mund të bjerë me 10 për qind, pas 2-3 vjetësh", përfundon Herrnleben.
Tashmë Organizata e Industrisë së Programeve Kompjuterike ka filluar aktivitetin e saj edhe në Shqipëri dhe është gati të kontrollojë të gjitha programet kompjuterike të institucioneve shtetërore, si dhe të bizneseve prezente në treg, për të vërtetuar licencimin e tyre. BSA është krijuar më 1988 dhe anëtarë të saj janë: "Adobe", "Altium", "Apple", "Autodesk", "Bentley Systems", "Corel", "Microsoft", "Siemens PLM", etj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport
Për një muaj Albafone u bë një kompani globale
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online
"Më shtrenjtë se në Amerikë", qytetarët ankohen për çmimet e produkteve ushqimore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve