LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria e Kosova me rritjen më të madhe të GDP-së

Shqipëria e Kosova me rritjen më të madhe të GDP-së

Agjencia “Reuters” i kushton një raport të veçantë rimëkëmbjes ekonomike të vendeve ish-jugosllave dhe Shqipërisë. Sipas këtij raporti, Kroacia është i vetmi vend në rajon që nuk ka shënuar rritje të GDP-së gjatë këtij viti.

Shtetet e Ballkanit Perëndimor ngadalë po dalin nga recesioni, dhe mund të fillojnë të zhvillohen më shpejt se shtetet e Evropës Perëndimore, nëse i zbatojnë reformat dhe heqin dorë nga bagazhi i tyre komunist, raporton Reuters.

Analiza e hartuar nga disa ekspertë vë në dukje se Serbia, Bosnja-Hercegovina dhe Maqedonia, kanë shënuar rritje të GDP-së në çerekun e dytë të këtij viti. Edhe vendet e varfra, siç janë Shqipëria e Kosova, po përjetojnë rritje edhe më të madhe se vendet e tjera në rajon.

Ndërkohë, Kroacia dhe Mali i Zi mund të vazhdojnë të shënojnë trende negative, ndërsa vendet e tjera mund të përmirësohen të paktën një për qind.


Sipas raportit të “Reuters”, vendet e rajonit pritet të shënojnë një zhvillim më të madh në vitin 2011. /Telegrafi/