LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, të ardhurat doganore rriten për 16%

Shqipëri, të ardhurat doganore rriten për 16%

Gjatë prezantimit të raportit gjashtëmujor, drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Shqipërisë, Flamur Gjymishka, tha se plani i të ardhurave është realizuar në masën 100 për qind, duke rikuperuar difiçitin e krijuar në muajt janar dhe shkurt.

Ai tha se për 15,8 % më të larta kanë qenë të ardhurat doganore në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Rritja e eksporteve është ajo që ka dhënë rolin kryesor në arritjen e planit ku për gjashtëmujorin që sapo lamë pas, janë rritur në sasi 77,7%, ndërsa në vlerë 159 % krahasuar me gjashtëmujorin e parë të 2009”. /Telegrafi/