LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri: Rritet për 17 % numri i emigrantëve

Shqipëri: Rritet për 17 % numri i emigrantëve

Përderisa është ulur numri i emigrantëve shqiptarë, që shkojnë për të punuar në vendet e europës, është vënë re dukuria e kundërt. Pavarësisht se numri i emigrantëve të huaj, që punojnë në Shqipëri është ende modest, përsëri numri i tyre vitet e fundit është rritur.

Që nga viti 2009 numri i tyre është rritur me 17 për qind. Për vitin 2010 janë dhënë 1 608 leje pune, ku nga Turqia janë 567 vetë, ose 35 për qind e totalit, kinezë 190 vetë, italianë 139, grekë 101 vetë.

Shumica e atyre që janë punëmarrës, mbi 800 vetë, ku 259 vetë punojnë në sektorin e ndërtimit, në tregti dhe riparim automjetesh 228 vetë. Emigrantët nga Kina janë të vetëpunësuar, pasi kanë hapur biznese.

Ndërkohë është dhe kategoria e elitës, që përbëhet nga punonjësit në organizmat ndërkombëtare dhe shoqatat, konsulentët dhe menaxherët, apo administratorët e korporatave. Fluksi i emigrantëve vjen edhe sipas projekteve që zbatohen në Shqipëri. Kështu vetëm gjatë ndërtimit të rrugës Rreshën-Kalimash janë dhënë 3 500 leje pune. /Telegrafi/