LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri: Rënia e të ardhurave, pasojë e papunësisë

Shqipëri: Rënia e të ardhurave, pasojë e papunësisë

Shifrat faktike të pesë mujorit: 0.8 për qind më pak kontribuues. Sektorët më të prekur Të dhënat faktike të pesë mujorit të parë të vitit 2010 mbi nivelin e të ardhurave personale tregojnë për rënie të arkëtimeve. Konkretisht të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale arritën në 10.4 miliardë lekë nga 11.8 miliardë lekë të planifikuara, pra rreth 11.7 për qind nën parashikimin për periudhën.

Ekspertët e Ministrisë së Financave së Shqipërisë, gjykojnë se pasojë e rënies së të ardhurave është ulja e kontribuuesve. “Nga evidencat paraprake të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, që i referohen katër mujorit të parë të vitit 2010, rezulton se: në total ka një rënie të numrit mesatar mujor të të punësuarve për 0.8 për qind krahasuar me katër mujorit të parë të 2009”, thuhet në buletinin fiskal të ministrisë.

Për sektorin privat, rënia e numrit të të punësuarve (mesatarisht në muaj) është prej 0.5 përqindësh (4-mujor 2010 kundrejt katër mujor 2009). Megjithatë, brenda kësaj shifre, subjektet me TVSH kanë një rritje të kontribuuesve prej 4.5 përqindësh, ndërsa subjektet e biznesit të vogël një ulje prej 8.8 përqindësh. Numri mesatar mujor i të punësuarve në sektorin publik (buxhetorë dhe ndërmarrje shtetërore) rezulton i reduktuar me 2.7 për qind.

Sipas sektorëve të ekonomisë, janë ulur të punësuarit në prodhim për 1.7 për qind, ndërtim është ulur për 4.8 për qind, transporti për 5.2 për qind, ndërsa me rritje janë tregtia dhe shërbimet. /Shqip/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ekonomi
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Kalo në kategori