LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri: Prodhimi i naftës rritet në 9.500 fuçi në ditë

Shqipëri: Prodhimi i naftës rritet në 9.500 fuçi në ditë

Prodhimi i naftës gjatë ditëve të fundit të marsit në zonën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës arriti në 9.500 fuçi në ditë, (afërsisht 1.600 tonë), duke shënuar rekord shumëvjeçar.

Kompania që menaxhon zonën me koncesion shënoi një prodhim mesatar ditor prej 8300 fuçish në ditë, me rritje 14 për qind në krahasim me tremujorin e katërt të vitit të kaluar, kur qenë prodhuar 7200 fuçi në ditë.

Nafta e Patos-Marinzës u shit në tregun rajonal për mesatarisht 47 dollarë për fuçi, çmim ky sa 62 për qind e çmimit të naftës bruto që shitet në bursën e Londrës.

Puse të tjera, gjithsej 47, u transferuan nga shtetërorja Albpetrol për te koncesionari kanadez i regjistruar në ishujt Kaiman Bankers Petroleum.


Një pjesë e tyre u rikonfiguruan dhe kompletuan për t’u vendosur në punë. Një naftësjellës i ri me gjatësi 14 kilometra po ndërtohet aktualisht për të lidhur vendburimin e Patos-Marinzës me stacionin hekurudhor të Fierit, prej ku nafta dërgohet në Vlorë për t’u eksportuar.

Zona e Patos-Marinzës konsiderohet si burimi më i madh i naftës në Europën Kontinentale.

Që nga viti 1998, qeveria shqiptare e ka dhënë me koncesion këtë vendburim tek investitorë të huaj, që kanë përdorur teknologji eksperimentale për të nxjerrë naftë në kushte gjeologjike sfiduese.

Marrëveshje të ndryshme për ndarjen e prodhimit, i japin Albpetrolit një pjesë në naftës së nxjerrë privatisht.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Yllka Ramadani
Intesa Sanpaolo Bank në Shqipëri, 26 milionë euro financim për ndërtimin e hotelit MGallery në Green Coast

Intesa Sanpaolo Bank në Shqipëri, 26 milionë euro financim për ndërtimin e hotelit MGallery në Green Coast

Ekonomi
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Edil Project
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Kalo në kategori