LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, pensionet e minatorëve- miratohen ndryshimet në ligj

Shqipëri, pensionet e minatorëve- miratohen ndryshimet në ligj

Pas protestave, grevave të urisë, takimeve me përfaqësues të shtetit dhe debateve publike, ligji i përfitimeve për punonjësit e profesioneve të vështira do të pësojë ndryshime.

Sipas Ministrisë së Punës, menjëherë pas urdhrit të Kryeministrit është mbledhur një grup specialistësh, të cilët, pasi janë konsultuar me ekspertë dhe “palët e interesit”, kanë dalë në përfundimet paraprake të hedhura të zezë mbi të bardhë në formën e një projektvendimi.

Dje u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit Kombëtar të Punës (KKP) e drejtuar nga ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera.

Me kërkesë të përfaqësuesve të sindikatave, tema e parë që u diskutua në mbledhjen e djeshme ishte projektligji “Për trajtimin e veçantë të punonjësve të profesioneve të vështira dhe të rrezikshme”.


Dje në takim është folur për vitet dhe vjetërsinë që duhet të përmbushin punonjësit e nëntokës, apo ata që kanë punuar në sektorë e profesione të klasifikuara si të vështira dhe me rrezik. /TCH/