LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri: Nisin negociatat për çmimin e rrymës

Shqipëri: Nisin negociatat për çmimin e rrymës

Nisin negociatat paraprake për ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike, ku palët e përfshira në proces po shikojnë gjetjen e marrëveshjes, në mënyrë që të mos dëmtohet konsumatori. Sikurse është bërë e ditur, OSSH-ja dhe KESH-i kanë aplikuar tek Enti Rregullator i Energjisë Elektrike (ERE) për rritje të tarifave, duke filluar nga viti 2011.

Kërkesat e të dyja shoqërive, njëra private e tjetra shtet, flasin për një rritje të ndjeshme të çmimit, aq sa e bën kilovatin e paguar nga konsumatori në të paktën 13 lekë (pa TVSH).

Të dhënat paraprake brenda kampit energjetik tregojnë se, po shikohet mundësia e gjetjes së marrëveshjes pikërisht te KESH-i.

Një mundësi për të mos lejuar rritjen e çmimeve të dritave shikohet alternativa që KESH-it, jo vetëm mos t’i aprovohet kërkesa, por madje t’i ulet tarifa që aplikon aktualisht.


Lëvizjet e para kanë nisur dhe qeveria po e shikon me përparësi këtë skenar, aq sa duket se ka bindur deri diku OSSH-në.

Burimet zyrtare të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare thonë për “Shqip” se lëvizje të tilla dëmtojnë financat e KESH-it dhe nuk i jep mundësi të zhvillojë planin e investimeve dhe vijimin e disa projekteve strategjike që lidhen me sigurinë e digave.

Sipas tyre, ulja e çmimit aktual që OSSH-ja paguan për energjinë e marrë te KESH-i, do të krijojë shtigje për thellim të borxheve, që aktualisht kapin vlerën e të paktën 80 milionë eurove. /Tch/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dent Fix
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Kalo në kategori