LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri: Ndalohet zgjatja e afatit për pensionim

Shqipëri: Ndalohet zgjatja e afatit për pensionim

Qeveria e Shqipërisë i jep fund praktikës së institucioneve buxhetore që shtynin daljen në pension të punonjësve të tyre me anë të kontratave afatshkurtra. Me plotësimin e moshës së pensionit, administrata publike është e detyruar të ndërpresë automatikisht kontratën e punës me punonjësin.

Institucione të ndryshme buxhetore, e kanë patur praktikë që për nevoja të tyre të zgjasnin kontratat e punës me punonjësit që e kishin mbushur moshën e pensionit. Kësaj praktike qeveria i ka dhënë fund.

Subjekt i këtij vendimi të Këshillit të Ministrave të miratuar në datën 16 qershor 2010, janë të gjithë punonjësit e qeverisjes qendrore dhe institucioneve në varësi të tyre si dhe ndërmarrjeve shtetërore.

Bazuar në ligjin “Për Sigurimet Shoqërore” mosha e përfitimit të pensionit të plotë të pleqërisë për burrat është 65 vjeç ndërsa për gratë 60 vjeç me kushtin që të kenë 35 vite punë të siguruar. /bw/telegrafi/