LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri: Kreditë e këqija pengesë për ekonominë

Shqipëri: Kreditë e këqija pengesë për ekonominë

Një vrojtim i fundit i Bankës së Shqipërisë vëren se rritja e kredive të këqija po bëhet një nga pengesat kryesore për kreditimin e ekonomisë. Banka Qendrore vëren se, si pasojë e rritjes së kredive me probleme dhe ecurisë së ngadaltë të ekonomisë, bankat private po vazhdojnë të shtrëngojnë politikat e kreditimit për biznesin dhe individët duke rritur normat e interesit dhe kërkesat për garanci pasurore

Ato që po penalizohen më shumë janë bizneset e vogla dhe të mesme, të cilat e kanë tashmë shumë më të vështirë për të siguruar një kredi. Vrojtimi tregon se bankat gjykojnë si kredinë më me rrezik, atë që shkon për investime.

Të dhënat e detajuara, të nxjerra nga pyetësorët e Bankës së Shqipërisë, tregojnë se në tremujorin e dytë të vitit nga 10 banka të marra në vrojtim, 3 prej tyre i kanë shtrënguar edhe më kreditë për investime, 7 i kanë mbajtur të pandryshuara dhe vetëm njëra i ka lehtësuar disi.

Shqipëria është përballur dy vitet e fundit, me një rritje të fortë të kredive të këqija, si pasojë e shumë faktorëve që kanë të bëjnë me efektet e krizës ekonomike, e cila ka goditur të ardhurat e bizneseve dhe individëve, rënien e ritmeve të kreditimit dhe në disa raste edhe politikat jo të kujdesshme të ndjekura nga bankat vitet e kaluara.


Tashmë që kreditë e këqija kanë arritur në 12 për qind të totalit, ose mbi 500 milionë dollarë, bankat kanë filluar të shtrëngojnë kushtet për dhënien e kredive, çka po pengon kreditimin e ekonomisë dhe investimet e reja në ekonomi. /tch/telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Kalo në kategori