LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri: KESH eksporton energji elektrike

Shqipëri: KESH eksporton energji elektrike

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka rinisur sërish eksportin e energjisë elektrike. Situata shumë e mirë hidrike e vendit i ka mundësuar kompanisë që të lidhë kontrata me katër kompani të huaja e vendase, me të cilat planifikohet që deri në fund të këtij muaji të shiten në tregun e huaj rreth 78 milionë kilovatorë energji elektrike.

Sipas një njoftimi të KESH deri tani kanë lidhur kontrata blerje të energjisë nga KESH kompania bullgare Energji Suplai, e cila do të kalojë nëpër linjën me Greqinë 5 milionë kilovat orë, shoqëria Alpik e Zvicrës, e cila në dy lote do të marrë 24 milionë kilovatorë energji, shoqëria shqiptare Geni, e cila po në dy lote do të marrë 11 milionë kilovatorë si edhe shoqëria EFT nga Zvicra që në dy lote do të marrë mbi 40 milionë kilovatorë për t’i kaluar me linjën nga Mali i Zi drejt Serbisë.

KESH ka bërë të ditur se, çmimet e energjisë që do të aplikohen për sasitë e kontraktuara do të bazohen në nivelet ditore të bursave reale, në një kohë që aktualisht çmimi është mbi 40 cent për kilovat.

Sipas të dhënave vetëm për gjatë 6 muajve të parë të këtij viti, rekordet në fushën e eksporteve u shënuan në mars-prill, kohë në të cilën u bë e mundur shitja e mbi 200 milionë kilovatorë në një muaj. E gjithë sasia e shitur në gjashtëmujorin e parë ka kapur një vlerë rreth 85 milionë euro dhe ka përmirësuar ndjeshëm situatën financiare të kompanisë. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë

"I kam lënë 15 milionë euro në konto", "Keqpërdorime të detyrës" - "Trepça" përplas deputetin Shala me ministren Rizvanolli

Ekonomi
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Ekonomi
Njihuni me dy folësit e dytë të AllWeb!

Njihuni me dy folësit e dytë të AllWeb!

allweb
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Kalo në kategori