LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, katërdhjetëmijë biznese pajisen me kasa fiskale

Shqipëri, katërdhjetëmijë biznese pajisen me kasa fiskale

Deri më tani në Shqipëri janë vendosur 40.000 kasa për biznesin e vogël dhe rreth 750 kasa për pikat e karburantit.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të Tatimeve, Gazmend Spahiu, ndryshimet në sistemin fiskal, kanë ulur evazionin fiskal duke rritur në të njëjtën kohë edhe të ardhurat në buxhet.

Megjithatë, procesi i pajisjes me kasa fiskale nuk po shkon ashtu sikurse e kishte parashikuar qeveria, pasi afatet ligjore kanë përfunduar tashmë, ndërkohë që më shumë se gjysma e bizneseve nuk i kanë marrë “matësit” të tillë të të dhënave.

Numri i bizneseve që duhet të pajisen me kasa është rreth 82.000. Përgjatë vitit 2010 e deri në muajin janar të 2011, administrata tatimore ka vendosur rreth 700 milionë lekë gjoba ndaj bizneseve.


Pavarësisht se qeveria ka vendosur që të rimbursojë të gjitha bizneset që pajisen me kasa fiskale, procesi po ecën shumë ngadalë, çka do të thotë se shumë biznese nuk janë formalizuar për t’i paguar shtetit të gjitha detyrimet. /Telegrafi/