LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri: Humbjet nga kreditë e këqija mbi 13 milionë dollarë

Shqipëri: Humbjet nga kreditë e këqija mbi 13 milionë dollarë

Bankat llogarisin se kanë humbur mbi 13.6 milionë dollarë në 10 muajt e parë të vitit nga mosarkëtimi i interesave të kredive me probleme. Të dhënat e fundit nga shoqata e bankave tregojnë se interesi i munguar nga kreditë e këqija është sa 30 për qind e fitimeve totale që bankat kanë realizuar gjatë dhjetëmujorit.

Humbjet për shkak të kredive të këqija janë rritur me 70 për qind krahasuar me një vit më parë, kur ato ishin gati 8 milionë dollarë. Ndërsa krahasuar me tetorin e vitit 2008, ato janë rritur me 1.6 herë.

Të dhënat tregojnë se kreditë e këqija arritën në fund të dhjetëmujorit në 14.1 për qind e totalit, ose afro 670 milionë dollarë. Por edhe me rritjen e humbjeve nga kreditë e këqija bankat ja kanë dalë sërish të realizojnë fitime, raporton Top Channel.

Sipas të dhënave për dhjetëmujorin fitimet e bankave ishin në total 43 milionë dollarë, me një rritje prej 1.7 herë krahasuar me vitin e kaluar. Sistemi bankar në Shqipëri mbetet një nga më fitimprurësit në rajon, kjo edhe për shkak të normave të larta të interesit që i ngarkojnë kredive.


Pak kohë më parë banka botërore publikoi një raport në të cilin, llogariste se diferenca mes interesit të kredive dhe atyre të depozitave në Shqipëri është mesatarisht 2 deri në 3 për qind më lartë se mesatarja e rajonit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Al Trade Center
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori