LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri: Emigrantët ulin vlerën e euros

Shqipëri: Emigrantët ulin vlerën e euros

Ardhja e emigrantëve për festat e fundvitit ka ulur vlerën e euros në Shqipëri, e cila u rrit para liberalizimit të vizave. Euro nuk këmbehet më me 140 lekë, si në ditët përpara 15 dhjetorit, kur pritej të liberalizoheshin vizat.

Një euro është këmbyer të hënën në tregun valutor vendas me 139 lekë, raportoi e përditshmja "Mapo" duke shtuar se kjo nuk ishte parashikuar nga ekspertët.
Prurja e valutës euro nga emigrantët ka ulur çmimin e kësaj monedhe në tregun vendas.

Një arsye tjetër është mungesa e fluksit të shkuarjes në vendet e zonës Shëngen pas liberalizimit të vizave që nuk ndodhi. Blerja më e madhe e euros në treg nga qytetarët ndodhi më 15 dhjetor kur një euro u ble 139 lekë dhe u shit me 139. 6 lekë.

Shumica e blerësve ishin të rinj, familjarë dhe pleq, por me blerje në sasi të vogla, sa për të udhëtuar, para për bileta apo para xhepi. Sasia më e madhe e shitur atë ditë ishte 1000 euro. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Al Trade Center
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Kalo në kategori