LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri: Dy kompani në garë për licencën 3G

Shqipëri: Dy kompani në garë për licencën 3G

Për marrjen e licencës 3G, në Shqipëri janë kualifikuar dy kompanitë të telefonisë mobile. Kompania Vodafone u kualifikua me 100 pikë ndërsa Eagle Mobile me 46.11 pikë ndërkohë që kanë 5 ditë afat për tu ankuar përpara shpalljes së fituesit nga Këshilli Mbikëqyrës i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).

Eagle Mobile kishte ofertën prej 12.5 milionë euro për licencën ndërkaq Vodafone me ofertën prej 31.4 milionë euro.

Ndërkohë tavani i vendosur nga qeveria shqiptare është 12.5 milionë euro. Rreth një muaj më parë, kur qeveria nxori publikisht këtë nismë, së bashku, kompanitë e telefonisë mobile e kundërshtuan dhe deklaruan se nuk do të marrin pjesë në këtë nismë të qeverisë shqiptare, duke qenë se çmimi dysheme i vendosur nga qeveria ishte shumë i lartë, në vlerën e 12.5 milionë eurove.

3G është një teknologji pa tela që u mundëson klientëve të përfitojnë internet të shpejtë deri në 8 Mb/s në mobilin e tyre, e përveç kësaj edhe të gjithë kompjuterët, qofshin ata PC apo laptop, kanë mundësinë të përfitojnë nga këto shpejtësi të internetit, pa marrë parasysh se ku ndodhen dhe pa nevojën e kabllove. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori