LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri: Buxheti, gati në fillim të tetorit

Shqipëri: Buxheti, gati në fillim të tetorit

Duket se Ministria e Financave e Shqipërisë nuk do ta zbatojë planin e Kryeministrit për ta pasur buxhetin në tryezën e tij brenda muajit shtator, madje kreu i qeverisë kishte kërkuar ta kishte gati projektin në fillim të këtij muaji, por vështirësitë e hasura gjatë fazës së negociatave kanë shtyrë për disa javë përfundimin e projektit.

Burime zyrtare nga Ministria e Financave konfirmojnë për “Shqip”, se pritet të nisin shumë shpejt takimet dypalëshe me ministritë e linjës për të rakorduar buxhetet e planifikuara në kuadrin afatmesëm.

Pas kësaj faze është planifikuar një tjetër proces, ai i negociatave, që konsiderohet më i vështiri.

“Parashikojmë që buxhetin ta kemi gati për miratim në qeveri, të paktën brenda javës së dytë të muajit tetorit. Është e pamundur të ecë më shpejt”, tregon një zyrtar i ministrisë.


Sipas planit të Financave, kalimi i buxhetit në tetor nga Këshilli i Ministrave, mundëson një kohë të mjaftueshme, të paktën një muaj e gjysmë, që Parlamenti të debatojë për të gjetur alternativën e duhur të buxhetit.

Ndërkaq, këtë javë dolën në dritë disa të dhëna kontradiktore të buxhetit të shtetit për vitin 2011.

Në fillim ishte planifikuar një shumë e përafërt me 395 miliardë e 200 milionë lekë, e më pas u mësua një tjetër variant me 408 miliardë lekë.

Sipas ministrisë, të dyja vlerat e buxhetit mund të pësojnë sërish ndryshime në varësi të negociatave.

Qeveria planifikon ta ulë deficitin buxhetor në 2011 me 2.8 për qind në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, nga 3.1 për qind që parashikohet për këtë vit.

Gjithsesi do të pritet fundi i vitit për të mësuar realizimin faktik të të ardhurave, të cilat kanë pësuar një reduktim si efekt i krizës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ekonomi
Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dent Fix
Kalo në kategori