LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri: Biznesi kundër kushtit për vendosjen e arkave

Shqipëri: Biznesi kundër kushtit për vendosjen e arkave

Vendosja e kushtit nga ana e Administratës Tatimore ndaj atyre bizneseve që nuk kanë vendosur kasa fiskale konsiderohet i padrejtë nga grupet e interesit. Pas lajmit të publikuar nga “Shqip” një ditë më parë, sipas të cilit Tatimet nuk do të afrojnë asnjë shërbim ndaj atyre bizneseve që nuk janë pajisur me kasa fiskale, vijnë reagimet e para nga ekspertë të fushës fiskale dhe nga kategoria kryesore e biznesit.

Në mënyrë kategorike, Xhavid Curri, njohës i ligjeve tatimore dhe i raporteve me biznesin, deklaron se urdhri është i padrejtë dhe nuk bazohet në asnjë ligj. “Është tërësisht e gabuar dhe i nxituar. Nuk mund t’i vendosesh biznesit kushte për të marrë shërbimin te Tatimet, të cilat ai i ka fituar me ligj dhe vendime qeverie”, tha Curri, ish-drejtues i lartë i administratës tatimore.

Lëshimi i një urdhri që ndalon shërbimin tatimor ndaj atyre biznese që nuk e kanë vendosur ende kasën fiskale shikohet si mjet për të shtyrë subjektet private për t’i instaluar pajisjet, pasi janë tepër vonë me respektimin e afateve. Por sipas Currit, një urdhër i tillë nuk do të japë asnjë zgjidhje, përkundrazi do ia bëjë biznesit “jetën” akoma e më të vështirë.

Tjetër koncept ka Agim Binaj, ekspert i fushës së kontabilitetit, bilanceve financiare të biznesit dhe i ligjeve fiskale. Sipas tij, vendosja e kushtit bëhet për të shtyrë biznesin drejt respektimit të afateve, që skadojnë më 31 dhjetor. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Kalo në kategori