LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri: Bien të ardhurat nga taksat

Shqipëri: Bien të ardhurat nga taksat

Ministria e Financave e Shqipërisë e pranon se kriza ekonomike ka lënë pasoja të rënda financiare te bizneset. Në dokumentin zyrtar të raportimit të të dhënave rreth të ardhurave dhe analizës së bërë pas shifrave faktike, ekspertët e ministrisë pranojnë se efektet e krizës te bizneset ka dhënë ndikim të fortë negativ në bilancin e të ardhurave për buxhetin.

Sipas, shifrave, nga taksa e tatim-fitimit, arritën në rreth 7 miliardë e 500 milionë lekë nga 8 miliardë e 200 milionë lekë të planifikuara, duke qenë në nivelin 91 për qind ndaj parashikimit. Edhe duke i krahasuar me një vit më parë, të ardhurat nga kjo taksë kanë pësuar një ulje prej gati 701 milionë lekë, ose 8.6 për qind.

Tatimi mbi fitimin e kompanive parapaguhet në bazë të fitimeve të realizuara gjatë periudhave të mëparshme të aktivitetit të tyre. Për pasojë, rënia e të ardhurave dëshmon prezencën e krizës ekonomike te bizneset në Shqipëri. Situata parashikohet të vijojë negative për të gjithë vitin 2010 dhe këtë fakt e pranon vetë Ministria e Financave.

“Gjatë vitit 2009, fitimet e kompanive pësuan rënie dhe situata financiare e tyre u vështirësua. Kjo ka ndikuar në uljen e kësteve të parapagimit të tatim fitimit për vitin 2010 dhe do të ndikojë në të ardhurat e mbledhura nga ky zë për gjithë vitin 2010”, thuhet në dokumentin zyrtar të raportimit të të dhënave faktike mbi të ardhurat e 5 mujorit të parë. /Shqip/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ekonomi
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Kalo në kategori