LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri: Bie çmimi i banesave

Shqipëri: Bie çmimi i banesave

Banka e Shqipërisë ka konfirmuar uljen e çmimit të banesave të paktën me 0.8 për qind. Tregu i ndërtimit, ndryshe nga parashikimet, paraqitet në krizë këtë fundvit. Edhe ardhja e emigrantëve nuk ka ndryshuar asgjë në këtë treg.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë që i përkasin tremujorit të tretë dhe parashikimeve deri në fund të vitit tregojnë se, niveli i çmimit të banesave ka rënë në masën 4.1 % në krahasim me një vit më parë, raporton sot gazeta “Mapo”.

Ndërsa duke iu referuar statistikave të tremujorit të tretë të 2010-ës, niveli i çmimeve të shitjes së banesave ka rezultuar me 0.8 për qind më pak, duke vijuar prirjen ngadalësuese të ndryshimeve vjetore, të nisur që nga tremujori i tretë i
vitit 2009.

Banka e Shqipërisë gjykon nga analizat e bëra se rënia e çmimeve të banesave vlerësohet të jetë shkaktuar nga kontraktimi i kërkesës në një shkallë më të lartë sesa oferta. Duke filluar nga tremujori i tretë i vitit 2009, ecuria e ngadaltë e kërkesës private në ekonomi në përgjithësi, sipas institucionit financiar, është shoqëruar edhe me rënien e kërkesës për blerje banese dhe burimet e financimit të kësaj të fundit nga remitancat dhe nga kredia për blerje banese, kanë ardhur në rënie.


Sipas Bankës së Shqipërisë, oferta për banesa është kushtëzuar nga rënia e numrit të lejeve të ndërtimit si dhe nga kushtet e shtrënguara të kreditimit të aplikuara nga bankat e nivelit të dytë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Al Trade Center
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori