Duke pasur parasysh çmimet, cilësinë dhe vëllimin, gjykohet se në vit, karburantet u shkaktojnë konsumatorëve një dëm prej të paktën 150 milionë eurosh. Shifra e abuzimit rritet frikshëm, me 30 milionë dollarë, në krahasim me 2009-n, në bazë të përllogaritjeve të bëra nga bizneset industrialiste, që përfaqësohen nga Konfindustria.
Sipas kësaj shoqate, të gjitha të këqijat nga tregu i karburanteve vijnë si pasojë e mënyrës sesi punojnë operatorët, ku mbi ta nuk ka asnjë ent shtetëror që bën monitorimin e duhur.
“Nëse llogariten edhe dëmet ekonomike në Shëndetin Publik, mjedis dhe makineri e pajisje, kostot ekonomike janë të papërballueshme për ekonominë kombëtare dhe rrezikojnë seriozisht rritjen ekonomike të vendit, përfshi edhe parashikimin qeveritar në shifrat 6.5 për qind në PBB për vitin 2011”, deklaroi dje administratori i përgjithshëm, Gjergj Buxhuku.
Konfindustria, duke marrë shkak nga shenjat e dukshme të keqfunksionimit në vazhdimësi të tregut të karburanteve, i ka kërkuar së fundmi zyrtarisht Kryeministrit Sali Berisha, krijimin dhe fillimin sa më të shpejtë të veprimit të Entit Rregullator të Karburanteve (ERK).
Sipas kësaj shoqate, institucioni në fjalë duhet të shërbejë si vëzhgues dhe rregullator për çrregullimet dhe keqpërdorimet e “cilësisë”, “çmimeve” të karburanteve në qarkullim në Shqipëri sikundër edhe “licencimet” e operatorëve në tregun strategjik të karburanteve si tregu më i madh në vend me qarkullim 850 milionë – 1 miliard euro/vit.
Lidhur me propozimin, Shoqata e Hidrokarbureve deklaron se tregu i karburanteve në vend operon në kushte të plota liberalizimi, me mbi 40 shoqëri të mëdha dhe 1200 pika të shitjes me pakicë.
Sipas shoqatës, prezenca e lartë e shoqërive në treg, duke pasur parasysh edhe procesin e fiskalizimit, e bën të pamundur “kontrollin” e çmimit, por nga ana tjetër, i ka kërkuar autoriteteve të marrin masat për cilësinë e naftës, duke i kontrolluar të gjitha pikat, pa asnjë lloj dallimi. /Tch/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Bëni idetë tuaja realitet me Bison Poly Max
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet