Bashkimi Evropian ka shpërndarë mjaftueshëm vaksina kundër coronavirusit, në mënyrë që vendet anëtare të vaksinojnë së paku 70 për qind të popullatës së rritur, tha të shtunën presidentja e Komisionit Evropian, Urusla von der Leyen.
Ajo u bëri thirrje vendeve të BE-së që t’i intensifikojnë fushatat e vaksinimit dhe tha se rreth 500 milionë doza vaksinash do të jenë të shpërndara në të gjithë bllokun deri më 11 korrik.
“Këtë fundjavë, ne do të kemi të shpërndara mjaft vaksina në vendet anëtare, për të vaksinuar plotësisht së paku 70 për qind të popullatës së rritur. Deri nesër, rreth 500 milionë doza do të jenë të shpërndara në të gjitha rajonet e Evropës”, tha von der Leyen.
Njëzeteshtatë qeveritë e BE-së janë përgjegjëse për administrimin e vaksinave te qytetarët e tyre dhe disa po punojnë shumë më shpejt se të tjerat, por von der Leyen tha se “BE-ja e mbajti fjalën e saj”.
“COVID-19 [sëmundja që e shkakton coronavirusi] nuk është mundur ende. Por, ne jemi të përgatitur t’i vazhdojmë furnizimet me vaksina – gjithashtu kundër varianteve të reja”, tha von der Leyen.
Varianti Delta i koronavirusit është duke shkaktuar rritje të numrit të rasteve në disa vende.
Ky variant, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është më ngjitës se ato të mëparshmet.
Të dhënat e Universitetit Johns Hopkins tregojnë se koronavirusi ka prekur mbi 186 milionë njerëz në të gjithë botën.
Prej tyre, mbi 4 milionë kanë vdekur.
Deri më tash, në të gjithë botën janë dhënë mbi 3.3 miliardë vaksina kundër coronavirusit. /evropaelire/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Sondazh i ri: Trump kurrë nuk ka qenë kaq popullor
Ç'është fentanili që u bë shkas për tarifat e Trumpit dhe a përdoret në Kosovë?
Musk befason të gjithë, angazhon të rinj e papërvojë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri
SHBA-ja tërhiqet nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB-së dhe UNRWA
Për herë të parë, SHBA me aeroplanë i dërgon migrantët në burgun e Guantanamos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?