LAJMI I FUNDIT:

Shpërndahet 20 % edhe për 7 ndërmarrje tjera

Shpërndahet 20 % edhe për 7 ndërmarrje tjera

Në këtë takim të Bordit të Drejtorëve janë aprovuar listat finale të punëtorëve të pranueshëm për 20% në lidhje me ndërmarrjet shoqërore “Utva”, Pejë, “28 Nëntori”, Gjilan, “Çy çavica” Vushtrri, “Kosovatrans”, Kamenicë, “Mustafë Goga”, Ferizaj, “Agromorava”, Viti dhe “Stacioni Bujqësor”, Gjakovë.

Këto Lista do të publikohen në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, dhe të gjitha ankesat eventuale pas publikimit të tyre mund ti drejtohen Odës së Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Kryetari i Bordit të Drejtorëve, Dino Asanaj, theksoi se AKP mbetet e përkushtuar ndaj zotimeve për përshpejtimin e shpërndarjes së mjeteve të 20%-it tek punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore.”

Një vendim tjetër i rëndësishëm i Bordit të Drejtorëve ishte edhe aprovimi i valës së 37-të të privatizimit, si dhe aprovimi i rezultateve të valës së 34-të të privatizimit.


" Gjithashtu, me propozimin e menaxhmentit të Agjencisë, Bordi i Drejtorëve vendosi që Ndërmarrja Shoqërore “18 Nëntori”, Hoqë e Madhe dhe Ndërmarrja Shoqërore “Thertorja Eksportuese”, Prizren të tërhiqen nga mbikëqyrja e njësisë së Administrimit të Drejtpërdrejtë të AKP", thuhet ne komunikate.

Mbledhja e ardhshme e Bordit të Drejtorëve do të mbahet në fund të muajit qershor.