LAJMI I FUNDIT:

Shoferët po diskriminohen për patentë shofer

Shoferët po diskriminohen për patentë shofer

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar me shqetësimin e grupeve parlamentar të PDK-së dhe LDK-së lidhur me nënshtrimin e provimit teorik dhe praktik nëse nuk aplikohet për vazhdimin e patentë shoferit për më shumë se një vit. Këtë nen e kanë quajtur si diskriminues dhe kërkuan që të ndryshohet.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa tha se disa patentë shoferet janë me afat dhe disa pa afat dhe kjo ka krijuar huti te qytetarët.
Ai kërkoi që ndryshohet ligji ku thotë shoferët duhet t’i nënshtrohet testit nëse i ka kaluar afati i aplikimit.

Njomza Emini nga LDK tha se lëshimi i patentë shoferëve është pa kritere dhe kjo po ndikon edhe në aksidentet në komunikacion. Ajo theksoi se Ministria e Infrastrukturës, duhet të marr masa për ndryshimin e kësaj rregullore.


Ndryshe, neni 276 i Ligjin për Sigurinë në Komunikacionin Rrugorë, që ka hyrë në fuqi nga vitit 2008, saktëson se shoferi humb patentë shoferin pas skadimit të afatit në një periudhë kohore prej më shumë se 1 vit.

“Shoferi duhet t’i nënshtrohet në tërësi provimit teorik dhe praktik nëse brenda një viti që nga dita e skadimit të vlefshmërisë së patentë shoferit nuk aplikon ose nuk iu ka vazhduar vlefshmëria e patentë shoferit”, thekson ky nen i Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugorë.

Por një konfuzion të madh ka edhe me vet patentë shoferët, pasi që në disa ekziston data e skadimit e në disa të tjerë, nuk kanë fare datë të skadimit. /Telegrafi/