LAJMI I FUNDIT:

Shkyçen 35 konsumatorë

Shkyçen 35 konsumatorë

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka vazhduar të martën aksionin për shkyçjen e borxhlinjve problematik të cilët vazhdimisht u kanë ikur pagesës së faturave të energjisë elektrike.

Borxhliu më i madh që punëtorët e KEK-ut kanë shkyçur nga rrjeti ka qenë një konsumatorë me një borxh prej 14 mijë eurove. Së bashku me të, janë shkyçur edhe 34 të tjerë.

Zyrtarët e Korporatës Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar se vetëm gjatë muajit shkurt në Prishtinë pritet të shkyçen nga rrjeti rreth 2000 konsumator pasi që këta refuzojnë pagesën e faturave të energjisë elektrike. /Telegrafi/