LAJMI I FUNDIT:

“Shkopi magjik” i plakut që rregullon rrugët (Video)

“Shkopi magjik” i plakut që rregullon rrugët (Video)

Shkopin që e mbanë si ndihmë për t’u mbështetur mbi të për shkak të moshës, kësaj here atë e përdorte për t’i mbushur gropat në rrugën e fshatit të tij. Kjo për shkak të vonesave në kryerjen e punimeve në shtrimin e rrugëve dhe rrjetit të kanalizimit në këtë fshat. Ky është Abedin Hasani – 85 vjeçar nga fshati Randobravë e Prizrenit.

Por pas raportimit të KALLXO.com, në dhjetor të vitit të kaluar për këto vonesa, tash Abedini ndihet krenar kur del për të ecur në këtë pjesë.

“Tash po më doket sikur me hip në sajë e me shku teposhtë, mirë mirë… Ku me ditë se ku me punu, vesvesen e këtu e mbajshe a po me zatet kerri, a po prishet kerri – tashti rahat jemi se vallahi-bilahi edhe ia kish pas zanat, edhe e ka shtru zallë mirë, edhe e ka ndreq mirë”, thotë Abedini.


Banorët asokohe ankoheshin se punimet në lagjen “Nazmi Hasani”, ose siç njihet si “lagjja e poshtme”, kishin filluar mbi dy vite dhe ende punimet ishin në fazën fillestare. Për më tepër, ata ankoheshin se punimet nuk ishin duke u bërë si duhet.

Kompania “Vëllezërit e Bashkuar” e cila kishte fituar tenderin për shtrimin e kësaj rruge, ishte zotuar se do t’i përmirësojë edhe punët e kryera para përfundimit të projektit, gjë të cilën tani veç se e ka bërë.

Për këtë gjë, koordinatori i Shërbimeve Publike në Prizren, Fejsal Hoti, njoftoi për KALLXO.com se rruga në fshatin Randobravë është shtruar dhe se punimet janë kryer si duhet.

Nexhmedin Hasani, i cili ankohej për vonesë të fillimit të punimeve, thotë se pas raportimit të rastit në KALLXO.com, punimet kanë filluar dhe janë kryer me rregull.

“Po nja dy vite ka pas që është hapë tenderi për këtë rrugë, nuk kanë marrë masa derisa ju lajmëruam edhe juve. E keni pa edhe vetë, këtu ka qenë baltë e lloq, shkurt katastrofë, rruga ka qenë e pakalueshme. Pasi që keni qenë ju e keni vizitu e keni pa gjendjen qysh është, mandej janë marrë me punime edhe e kanë rregullu mirë. Na jemi të kënaqur me punën tash që e kanë bërë. Pas asaj kohe vërejtje nuk ka, punimet janë kryer super”, thotë Nexhmedini. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
​Subvencionimi i efiçiencës për shtëpitë individuale, Ministria del me njoftim për qytetarët

​Subvencionimi i efiçiencës për shtëpitë individuale, Ministria del me njoftim për qytetarët

Ekonomi
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Kalo në kategori