LAJMI I FUNDIT:

Shkollimin e mesëm gjatë vitit 2018 nuk e vazhduan rreth 4,200 nxënës (Video)

Shkollimin e mesëm gjatë vitit 2018 nuk e vazhduan rreth 4,200 nxënës (Video)

Në vendin tonë, vetëm brenda këtij viti janë rreth 4,200 nxënës që nuk e kanë vazhduar shkollimin e mesëm. Sociologët përmendin një sërë arsyesh për këtë numër të madh të nxënësve që nuk vazhduan shkollimin.

Shkolla e mesme e lartë, sipas ligjeve në fuqi nuk është obligative. Kjo ka bërë që edhe numri i nxënësve, të bie në krahasim me të regjistruarit në shkolla fillore.

Sipas statistikave nga SMIA, në kuadër të Ministrisë së Arsimit, gjenerata e vitit 2009/2010 ka regjistruar klasën e parë me 32, 147 nxënës.


Po këtë vit, nga kjo  gjeneratë rreth 4,200 nuk e kanë vazhduar shkollimin e mesëm të lartë.

Sipas sociologut, Besim Gollopeni, përpos arsyes që shkolla e mesme e lartë nuk është e detyrueshme , përmend edhe disa nga shkaqet prej nga mund të rrjedhë kjo rënie.

“Një ndër ato shkaqe mund të jetë gjendja sociale-ekonomike, ku të rinjtë duke kërkuar një vend punë sa më shpejt, heqin dorë nga shkollimi edhe përkundër që mosha e tyre nuk është adekuate për të punuar. Shkaku tjetër mund të jetë emigracioni që më së shumti po i atakon të rinjtë, por ka edhe shkaqe të tjera, ku me i veçanti për mua është rënia e natalitetit”, thotë sociologu Besim Gollopeni.

Gjatë këtij viti në shkollën e mesme të ulët , në publik dhe privat janë regjistruar gjithsej 239,937 nxënës, ndërsa numri në shkollën e mesme të lartë  është 84,249. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori