LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët britanikë: Antitrupat ndaj COVID-19 zbehen shpejt, rritet rreziku i humbjes së imunitetit

Shkencëtarët britanikë: Antitrupat ndaj COVID-19 zbehen shpejt, rritet rreziku i humbjes së imunitetit

Shërimi nga COVID-19 mund të mos ofrojë shumë mbrojtje nga infeksionet e ardhshme, veçanërisht për ata që kanë pasur simptomë të buta, thanë studiuesit në “New England Journal of Medicine”.

Studimi analizoi antitrupat të marra nga gjaku i 34 pacientëve që ishin shëruar pasi pësuan simptoma kryesisht të buta që nuk kërkonin kujdes intensiv, sipas raportit.

Vetëm dy kishin nevojë për oksigjen shtesë dhe morën një ilaç HIV në një përpjekje për t’i ndihmuar ata të luftojnë sëmundjen, dhe asnjëri nuk kishte nevojë për ventilator ose nuk po merrte Remitivirit të Gilead Sciences Inc, transmeton Telegrafi.


Analiza e parë u bë në antitrupa të marra mesatarisht 37 ditë pasi filluan simptomat gjersa e dyta pas rreth 86 ditësh, ose më pak se tre muaj.

Studiuesit përcaktuan që nivelet e antitrupave kishin rënë në mënyrë të ndjeshme, përkatësisht përgjysmë pas rreth 73 ditëve midis dy kornizave kohore, shkruan Bloomberg. Humbja e antitrupave ndodhi më shpejt sesa me SARS, një lloj i hershëm i infeksionit të coronavirusit. Ka të ngjarë që rënia të ngadalësohet më pas, thanë autorët.

Gjetjet shqetësojnë se imuniteti nga një infeksion mund të mos zgjasë shumë tek njerëzit që zhvillojnë një infeksion të butë, i cili përbën shumicën e rasteve.

Ndërsa roli mbrojtës i antitrupave kundër infeksionit me coronavirusin e ri nuk është kuptuar plotësisht, ato në përgjithësi konsiderohen si një përfaqësim i mirë i disa mbrojtjeve kundër infeksionit në përgjithësi, sipas raportit.

Autoritetet shëndetësore në Suedi thonë se njerëzit mund të jenë imun vetëm gjashtë muaj pas shërimit nga coronavirusi
Lexo po ashtu Autoritetet shëndetësore në Suedi thonë se njerëzit mund të jenë imun vetëm gjashtë muaj pas shërimit nga coronavirusi

Rezultatet kërkojnë kujdes në lidhje me “pasaportat e imunitetit” të bazuara në antitrupa, imunitetin e tufës dhe mbase qëndrueshmërinë e vaksinave, veçanërisht në imunitetet jetëshkurtra kundër koronave të zakonshme njerëzore, thonë studiuesit e udhëhequr nga F. Javier Ibarrondo nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Los Angeles.

Shkencëtarët thonë se “studimet e mëtejshme do të jenë të nevojshme për të përcaktuar një prag sasior të mbrojtjes dhe shkallën e rënies së antitrupave antiviral përtej 90 ditëve”.

Raporti i shkurtër ishte në formën e një letre korrespondence të botuar në revistën mjekësore, shkruan Bloomberg.

Tridhjetë prej personave që ishin mostra të studimit iu konfirmuan infeksionet e tyre përmes testeve për virusin, ndërsa katër të tjerët kishin simptoma dhe jetuan me dikë që ishte diagnostikuar me sëmundje, megjithëse nuk ishin testuar personalisht për shkak të mungesës së diagnostikimeve në fillim të shpërthimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Amerika
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Amerika
Kalo në kategori