LAJMI I FUNDIT:

Shkarkohet Ramë Hamza lidhur me rastin Hade

Shkarkohet Ramë Hamza lidhur me rastin Hade

Me vendim të ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Mahir Jagcilar, është shkarkuar nga detyra Ramë Hamza, udhëheqës i grupit punues për hartimin, implementimin dhe menaxhimin e strategjisë për dislokimin e banorëve të fshatit Hade.

Merret vesh se Ramë Hamza është shkarkuar për shkak të dyshimit për abuzime në rastin e Hades.

Kryeministri Hashim Thaci ditë më parë pas një mbledhje të qeverisë bë ri të ditur se ka kërkuar nga ministria hartimin e një raporti për shpërdorimet e mundshme që janë bërë në lidhje me shpronësimet në Hade që nga viti 2004.

Sipas tij dyshohet që janë shpërdoruar rreth 20 milion euro, ndërsa me këto para janë ndërtuar banesa në Prishtinë .


Pas kësaj akuze ka reaguar ish ministri i Ambientit Ardian Gjini, i cili ka theksuar se është i hapur ndaj hetimeve, por me kusht që këtë ta bëjë një prokuror I EULEX-it./telegrafi/